• |
ide | kryesore

Nis riparimi i autostradës Tiranë-Durrës

Arkiva



Kanë nisur ditën e sotme punimet për riparimin e autostradën Tiranë-Durrës.

Lajmi është konfirmuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ku me anë të një njoftimi bënë të ditur se në Vorë është bërë devijimi i trafikut, pa probleme në qarkullimin e mjeteve. Drejtuesit e automjeteve do të duhet të devijohen në degëzimi për në Rinas dhe më pas të hyjnë në rrugën dytësore.

Kujtojmë se punimet ishin planifikuar që të nisnin ditën e djeshme, por u shtynë për shkak të reshjeve të shiut.

Punimet pritet të zgjasin deri në 21 prill dhe do të jenë të ndara në dy faza. Faza e parë parashikon riparimin e segmentit nga Qafa e Kasharit, pra nga mbikalimi i Rinasit deri në hyrje të Durrësit, tek Ura e Dajlanit. Ndërsa faza e dytë, do të jetë riparimi i kahut tjetër të rrugës, pra nga Ura e Dajlanit deri në Qafë Kashar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *