• |
ide | kryesore

Pas Tiranës, ngrihet çadra në qendër të Durrësit për vaksinimin masiv mbi 65-vjeç

-Instant, Lajme, Të fundit

Pas Tiranës, edhe në qytetin e Durrësit është ngritur një çadër e madhe për vaksinimin anti-COVID të qytetarëve. Procesi i vaksinimit do të nisë me personat mbi 65-vjeç. Në Durrës, që nga fillimi i proçesit, janë vaksinuar 13.200 persona, e ndërsa në total në të gjithë vendin janë vaksinuar 232379.


Vaksinimi masiv në vend ka nisur që prej 28 mars dhe po vijon me ritme mjaft të shpejta, ndërsa Barometri global e renditi Shqipërinë në vendin e parë për ritmin e vaksinimit në 7 ditët e fundit, duke lënë pas edhe Serbinë në rajon, por edhe vende të Bashkimit Evropian, të cilat e nisën më herët vaksinimin.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu