• |
ide | kryesore

Berat Buzhala: Rrëzojeni Edi Ramën!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama është kryeministri i vetëm në botë, që, kur të vdesë, – i urojmë jetë të gjatë – gazetari që do ta ketë për nder që të shkruajë ndonjë fjalë për jetën dhe veprën e tij, shpresën e vetme për të gjetur fjalë të mira do ta ketë për punën e tij si kryetar i Tiranës. Nekrologjia do të mund të përfundonte kështu: Në periudhën 2013 – 2021, ai bëri dëm, ndoshta duke pasur qëllime të mira.

Berat Buzhala

Edi Rama aq shumë është plakur në dy vitet e fundit, sa të duket pothuajse edhe e pandershme që t’ia kushtosh një shkrim të plotë. Nuk po flas për plakjen e njeriut Edi, por të karakterit Edi.

Kush do të thoshte?

Reklamë

Rama vazhdimisht ka qenë karakter interesant për t’u marrë me të, për t’u shtyrë me të, për të polemizuar me të. Në fakt, e vetmja gjë interesante te politikani Rama ishte karakteri i tij e edhe ai u shua pa e mbërritur as ditën e zgjedhjeve.

Ai duket i lodhur, i mërzitur, jokreativ, i përsëritur. Duket sikur një film që e kemi parë e i cili, le të themi, premierën e ka pasur deri diku interesante, kurse herët e tjera ka qenë monoton. Nuk më bëjnë më për të qeshur polemikat e tij në Facebook me lexuesit, nuk ma marrin vëmendjen as fyerjet që ua bën gazetarëve në studio televizive, as rrobat e tij, as mjekra e tij.

Asgjë.

Më duket sikur një fëmijë, që, për ta marrë vëmendjen, të cilën e ka të domosdoshme, fillon dhe bën gjëra banale, në praninë e mysafirëve.

Edi Rama, për fatin e tij të keq, është duke menduar që viti 2021 është viti 2013, kur ai ishte zgjedhur kryeministër i vendit, përveç tjerash, sepse edhe po bënte show. Interneti ishte habitati i tij në atë kohë. Kundërshtarët e tij politikë dukeshin si alienë nëpër rrjete sociale, aty ku Edi po shkëlqente. Ku ai po futej “live”, ku po polemizonte, ku po fliste me shqiptarët pa praninë e gazetarëve.

Një pjesë e të rinjve, edhe të lodhur nga qeverisja PD-LSI, por edhe duke qenë të joshur nga një pjesë e personalitetit të Ramës, kishte rënë në kurthin e tij. Që nga atëherë, Rama nuk është ndalur së shkunduri të njëjtën pemë. Vazhdimisht, prej saj ka rënë ndonjë kokërr molle, por jo edhe në vitin 2021. Nuk ka çfarë të lëshojë më, përveç gjetheve.

Është shumë vështirë të flasësh mirë për politikanin Rama. Edi Rama është kryeministri i vetëm në botë, që, kur të vdesë, – i urojmë jetë të gjatë – gazetari që do ta ketë për nder që të shkruajë ndonjë fjalë për jetën dhe veprën e tij, shpresën e vetme për të gjetur fjalë të mira do ta ketë për punën e tij si kryetar i Tiranës. Nekrologjia do të mund të përfundonte kështu: Në periudhën 2013 – 2021, ai bëri dëm, ndoshta duke pasur qëllime të mira.

Të thuash që në këto 8 vjet nuk ka bërë asgjë që meriton të përmendet, ndoshta është nihilizëm i tepruar, mirëpo që me të vërtetë ishin tetë vite të humbura për shqiptarët, as kjo nuk mund të kontestohet. Rama vazhdon me muzikën e njëjtë. Vazhdon t’u turret njerëzve në Facebook, në Twitter, në rrugë, në ara, në ceremoni, në studio televizive. Kudo që gjen një shqiptar që nuk është me të, fillon ta tallë, ndërsa nëse rastësisht afër tij nuk është askush që e kundërshton, atëherë vazhdon t’i tallë edhe ata që e përkrahin. Impulset e tij të para janë ngacmimi, tallja dhe fyerja.

Me të vërtetë, çfarë ka ndodhur në Shqipëri në këto tetë vite? Dua të them, çfarë ka ndodhur për t’u mbajtur në mend edhe pas dhjetë vjetësh? Berisha e bëri “Rrugën e Kombit”. E futi Shqipërinë në NATO. Ua hoqi vizat shqiptarëve. E priti për vizitë në Shqipëri presidentin e ShBA’së, George Bush, i cili e zgjodhi Tiranën për të treguar se Kosova do të bëhet e pavarur. Këto katër gjëra nuk harrohen. Nuk harrohen, sepse falë “Rrugës së Kombit”, një komb i ndarë u bë bashkë, po njihemi më mirë me njëri-tjetrin, po shkojmë te njëri-tjetri e po e ndihmojmë njëri-tjetrin. Ah, harrova. Rama e futi një tra në mes të asaj rruge, sa për të mos thënë që nuk bëri asgjë. Kjo është një mundësi e mirë për ta kujtuar atë, sa herë që t’i paguajmë ato 5 euro.

Nëse rastësisht ka tensione në rajon tonë, prapë na bie ndër mend fakti që Shqipëria është në NATO, që është një shtyllë e fuqishme e sigurisë kombëtare, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën. Nëse rusët po bëjnë bazë të tyre në Nish, ne e kemi NATO’n në Kukës.

Po ashtu, qeverisjen e Berishës e kujtojmë edhe sa herë e kalojmë kufirin për në BE, pa pasur nevojë për viza. Po ta pyesësh Berishën, ai do të numërojë edhe qindra punë të tjera, por këto kanë mbetur nga ato që i rezistojnë kohës. Pastaj, edhe Berisha dhe qeverisja e tij i kishte edhe njëqind faqe të zeza, për të cilat u ndëshkua.

Po Rama çfarë bëri?

Nuk është kjo një pyetje ironike. Unë vërtet e kam vështirë që ta kuptoj këtë. Në këto tetë vite, më shumë është dukur sikur Rama i kishte vënë vetes qëllim që t’i bëjë shqiptarët njerëz, sesa t’i qeverisë ata. Më shumë dukej si kujdestar i klasës, sesa si kryeministër i vendit. Më shumë ka folur për sjellje, për mosdije, për padisiplinë, për mungesë të kulturës, sesa për projekte dhe punë të qeverisë. Dukej sikur Rama po i zgjedhte shqiptarët dhe jo anasjelltas. Dukej sikur Rama kishte alternativë për të zgjedhur një popull tjetër për ta qeverisur, por shqiptarët nuk kishin alternativë për të zgjedhur një kryeministër tjetër. Rama më shumë ka pyetur, sesa është pyetur. Më shumë ka kërkuar përgjigje, sesa ka dhënë përgjigje. Çdo pyetjeje i është përgjigjur me pyetje: Po ti kush je? Po ti çfarë bën? Po ti çfarë di? Po ti ku e ke mësuar?

Rama, si kryeministër, Shqipërinë e shndërroi në projekt personal dhe privat. Për këto tetë vite, në mendjen e tij, Shqipëria nuk ka pasur nevojë për institucione të tjera, nuk ka pasur nevojë për kryetar bashkish e as për ministra e ambasadorë, as për gazetarë e shkrimtarë. Rama është i bindur që të gjitha këto funksione shoqërore ekzistojnë vetëm për ta nxirë punën e tij të mirë, të drejtë dhe të ndershme.

Po çfarë bëri tjetër Rama?

E bëri Shqipërinë vilajet të Turqisë. Nëse Berisha e priste në Tiranë Bushin, Rama i bën masazh Erdoganit, sa herë që ky i fundit ka nevojë për t’u qetësuar. Po po, mu aty, në Dolmabahçe. Ky që me shqiptarët është arrogant, i pacipë, i pasjellshëm, kur takon njerëz më të fuqishëm se vetja, shndërrohet në një kotele. A i keni parë fotografitë e tij me Erdoganin? Duket sikur ndien keqardhje që është më i gjatë se ai. Po të kishte mundësi, do t’i shkurtonte këmbët për disa centimetra. Për këto tetë vite, kjo ishte politika e tij e jashtme: Tiranë – Stamboll dhe anasjelltas. Një kohë ishte edhe Beogradi, por në mënyrë të palavdishme iku si temë.

Po ndonjë gjë tjetër, çfarë bëri Rama?

Shokët e tij i bëri më të pasur, kurse shqiptarët i bëri edhe më të varfër. I pasuroi tre-katër veta, i varfëroi tre-katër milionë veta.

Po tjetër, tjetër, çfarë bëri Rama?

“Screen time”-in në telefon e kishte shumë të lartë, ndoshta më të lartin ndër shqiptarë.

Vetëm një njeri do t’i gëzohej fitores së Edi Ramës më shumë sesa vetë Edi Rama. Ai është Albin Kurti. Ky i fundit do të mbetej, ose do të shitej, si shpresa e vetme për shqiptarët e dëshpëruar. Do të shkonte në Shqipëri për ta luftuar “klasën e vjetër”. Në rastin konkret, Edi Rama do të ishte Hashim Thaçi, Ilir Meta do të ishte Ramush Haradinaj, kurse Lul Basha do të ishte Enver Hoxhaj./Express



19 Comments

  1. Nuk mund te gjendet pershkrim me i sakte e me profesional per te karaketerizuar keto 8 vite.
    E vetmja gje qe do t’i shtoja ketij artikulli eshte narkotizimi i vendit dhe vjedhjet kolosale si ajo ne aeroportin e Rinasit.

    Respekte zoti Buzhala!

  2. Po shqiptaret kur e votuan e dinin qe qeverisja e Rames kur nuk eshte vjedhje dhe pasurim miqsh eshte thjesht akt performativ. Ne bashki funksionoi sepse deri diku e lejon natyra e punes.
    Gjithsesi duhet thene nje gje per Edi Ramen qe mund te quhet edhe kompliment. Ai nuk ka sakrifikuar pothuajse asnje aspekt te mbrapshte te karakterit te tij per t’u bere i pranueshem. Ky eshte thelbi i popullaritetit te Rames, guximi per te shfaqur sjellje qe mendoheshin te tejkaluara nga civilizimi qe kur ulerinte “O doktooooorrrr” e me pas.

  3. “buke nuk po ju kerkojme,uje jo,pune jo.ne kerkojme vetem te keni unitet”.keshtu thoshte lenka nga berati.komunistet edhe femijet bejne fli per partine e Boratin e tyre.

  4. Respekte Berat, Dikur klikoja te paren gazete “expressin ” tuaj. Qe diten qe bashke me shokun tend intervistuat KM ne zyren e tij nuk e klikova me se thashe se iku edhe ky ne drejtim te Batonit, por
    qenkam gabuar. Ky shkrim me ben te te kerkoj falje megjithese s’jemi takuar e s’do te takohemi kurre.

    Per mendimin tim ky eshte shkrimi me i arritur qe eshte bere per Edi Ramen ndonjehere. Pa mllefe,
    pa inate,nje analize perfekte e personalitetit te tij si kryeminister dhe i qeverisjes se tij.

    I vetmi korigjim qe do ti beja eshte ajo shprehja “Ndoshta beri dem duke pasur qellime te mira” qe
    ne fakt eshte krejt e kunderta dhe mund te formulohej : Ndoshta beri edhe ndonje te mire duke pase
    qellime te keqija”

  5. Shkrim perfekt dhe shume i sakte. Kete duhet te mendoje cdo shqiptar me dt. 25 prill kur te shkoje e te votoje. Me 25 prill cdo shqiptar duhet te pyese veten se cfare priste nga Rama ne 2013, cfare premtoi dhe cfare u be realitet. Nga te gjitha premtimet e Rames nuk te vjen ne mend asnje qe eshte bere realitet. Demet qe iu shkaktuan buxhetit te shtetit jane ne permasa te jashtezakonshme. PPP-te dhe rasti i fundit me Bechetin si dhe borxhi publik qe eshte shume afer 100% dhe ndoshta e ka arritur kete shifer. Perrallat me shendetesi falas i provuam te gjithe. Menaxhimi i pandemise ishte skandaloz. Ishim vendi me ndihmen me te ulet ne rajon, vendi me rritjen me te madhe te numrit te te vdekurve si dhe jemi ne pese vendet e fundit per numrin e vaksinave ne raport me popullsine. Nese dikujt i premtohen leke per voten, edhe sikur nje mije euro t’i japin, duhet te beje llogarine qe ka marre 68 cent ne dite per kater vite dhe do duhet te paguaje taksa te pakten 10-fishin e atyre lekeve. Rama eshte absolutisht kryeministri me i deshtuar ne te gjitha kohrave ne Shqiperi i krahasueshem vetem me Adil Carcanin dhe Mehmet Shehun. Ama ne planin personal, eshte kryeministri me i suksesshem qe ka patur ndonjehere Shqiperia. Pasurite e tij jane rritur, kryesisht ne saje te gruas sic pretendon Rama vete, ne progresion gjeometrik. Ne perfundim, kushdo qe shkon te votoje duhet te mendoje edhe se cfare mund te beje Rama, qe s’e ka bere ne tete vite?

  6. Asgje me shume s’duhet thene per per te marrin qe kemi kryeminister.
    Por pirsni, zagaren e ripjershjes s’kane filluar te lehin akoma, ma ndjen zemra se do fillojne te jargaviten shume shpejt.

  7. Kryestrumbullari i bllokimit të aeroportit, drejtori i standarteve në Albcontrol, Fisnik Tabaku, punonjës prej 13 vitesh i aviacionit, në vitin 2010-2012 ka përfituar bursë të paguar nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar për studimet e tij master në Universitetin Leiden në Hollandë.

    Për gati 20 muaj studime, vëllait të opozitares i janë paguar shkolla, qereja e banesës dhe shpenzimet ditore kokër më kokër 57 mijë e 600 euro nga taksat tona.

    Njeriu që duhet të justifikonte rrogën e lartë, dietat, privilegjet dhe bursën me paratë e shqiptarëve, dje ua futi shqiptarëve duke ua bllokuar bashkë me sivëllezërit e tij militantë, të vetmin aeroport ndërkombëtar.Neri dhe buzh gala pordhet te paret tani e kane ziguri stalini dhe byrektoret e pd neper portHalet e salihut dhe liles

  8. O Buzhale do rrish si Buzhale se ta tuurra Saliun dhe do tju djeg dhe vrasi,gjak do tju beje.
    Sic duket karakteri jot ka zene kallo dhe harron shpejt.Remzi Hoxha te kujton Buzhale.
    Jeni mesuar andej nga jeton me vrasje dhe rrahje dhe nuk te ben pershtypje ,Aty rri se Gazidede ka vdekur por gjarperit po nuk iu pre koka rritet prap.
    Une mund te tuurr edhe Meten qe te ben dredhine ne emer te popullit.
    Qe Rama ka gabime dhe faje ka plot ,ama kurre nuk vret.
    Hollivudi ka bere 2 filma me bemat e familjes Berish dhe tani po ben gati te tretin .
    Ajo rruga e kombit verte u ndertua me 200 milion dollare shtese dhe kushtoi total 1 miliarde,Por kush duhet ta mirembaje kete rruge Rama apo Kurti apo Buzhala apo populli?
    Njerzit nxjerrin karakterin e vertete kur skane karakter.
    Saliu dhe ky bolja na la nje qelbesirellek kudo,drejtesi absolute te korruptuar qe nuk ka Buzhale qe ta ndali,nje arsim me 50 universitete(nuk ngeli gomar dhe mushke nga kosova qe nuk mori dipllome),nje ndasi veri-jug qe ska Bubu-zhel ta bashkoje.
    Buzhale na hajde ketej nga Tirana dhe na jep ca mend seJU keni me shumice.
    P.S.Mos harro Kurtin te na e biesh me gjithe Osmanin .

    1. Nuk vret Rama!? Po ai djali qe u vra me 8 dhjetor nga policia e Rames, apo ai nje ishte. Po ata qe u burgosen me urdher te Rames a nuk ishin vrasje? Po teatri qe u prish ne 4 te mengjesit, cfare ishte? Po kriminelet, njerez me shume te vrare ne koshiencen e tyre, qe Rama futi ne parlament, a nuk jane vrasje? Po perdorimi i krimineleve ne fushata, a nuk eshte vrasje? Rama nuk ka kurajo te perplaset me njeri sepse eshte mesuar qe kur ishte i ri, ta perbuznin te gjithe, ama qe ka i perdorur kriminelet duke i blere me shumice, kjo dihet boterisht. Vec te tjerave, Rama eshte me vrases nga te gjithe sepse vrau shpresen e shqiptareve…

    2. O idiot po ta beje dhe Edi Rama nje rruge si Ruuga e Kombit se pa merak se e mirembajme, po te pakten na jepni mundesine qe te kemi dicka te lene trashegim nga Rama,qe ta mirembajme. Ti edhe vete e pranon qe Rama ska bere gje po te pakten ska vrare.Po Berisha vrau 4 vete me 11 janar, kurse ne kohen e Rames 4 vete vriten brenda dites,dhe 500 000 vete iken,shumica per te mos u kthyer me. Mos e bej Zot te fitoje Rama prape, dhe do ikin dhe pjesa e mbetur

  9. Po ky koqevari ca mut ka qe fut hundet ne punet e shqiprise
    Ik o cecen ndreq veshet se i ke si majmun o daku

    1. O Kllufi AliDemit, ti vetem te shash te tjeret di se kujton se bota eshte AliDem:). Ti as te maja karit nuk i vjen ketij “cecenit” or llapist i Rames. Yt te sherdhefsha buçen morr muti.

  10. Sa mire po e lexojne LAPSIN-in delet e Edvin shkerdhos.
    Bravo LAPSI i’a arrite qellimit.Ridhjersat e Edvinshkerdhos lexojne artikujt opozitar.
    Tema e Merros po falimenton,nuk lexohet ma sepse delet e PS-se,u kthyen nga LAPSI dhe SYRI.
    Bravo Bushat dhe Peka!

  11. hej ta lumsha pallen oe Bazhelle!
    Pasha zotin dukesh me i mire se Rama jone.
    Pse nuk vjen ktu or Bazhelle bashk me Kurt e Osman dhe bani nje kopsht me edukacion.
    Rexhep Mitrovica isj kryeminister i Shqiperise ne koh te gjermanve dhe Xhafer Deva (qe bani masakrat e shkurtit ne Tirane) jane prej mhalles tande.
    Vrasjet eryne kurre nuk harrohen ne popullaten e Tiranes.
    Sic duket Bazhelle nu ju dhimset populli Tiranes.

  12. Shkrim i sakte i Buzhales per Edin, por ne fund u be si Rama me kundershtaret e tij e futi ne shkrim dhe armiqesine e tij me Kurtin. Ani shkrimi me pelqeu.

  13. Vetem ne nje vend si Shqiperia do bente hajer nje medioker si Rama.Shqiptare kryeministri juaj eshte narkoman si ndiheni per kete fakt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *