• |
ide | kryesore

Skandali i prapaskenave politike të zgjedhjve në KOKSH: përjashtohen nga votimi FSHF dhe 22 Federata

-Instant, F1, Sport



KOKSH është institucioni më jofunksional sportiv në Shqipëri dhe kjo ka të paktën dy vjet që është kështu. E pra duhet të ishte rregullatori i të gjithë sistemit, ku aderojnë 41 Federata e Shoqata. Pa kokë, që prej shkarkimit të presidentit Viron Bezhani, me një mbledhje blitz të Komitetit Ekzekutiv e në terr të plotë mediatik, KOKSH po shkon drejt Asamblesë Zgjedhore të programuar për në 17 prill me një fshehtësi edhe më të madhe dhe duke vënë në skenë skenarë të frikshëm të përjshtimit nga votimet të atyre që mund të prishin punë, madje deri edhe në skartimin e kandidatëve për presidentë.

Vendimi i fundit i Komisionit të Verifikimit dhe Etikës ka lënë pa të drejtë vote, shumicën e federatave anëtare, disa prej tyre më të rëndësishmet e sportit shqiptar, me në krye Federatën Shqiptare të Futbollit. Ky institucion bashkë me 22 Federata të tjera, përfshirë Mundjen, Atletikën dhe Peshëngritjen, e impenjuar ende në Europianin e Rusisë nga ku do të kthehen me medalje, nuk kanë plotësuar kriterin për të votuar e dëshmuar kjo në dokumentin e hartuar nga Komisioni Verifikimit dhe Etikës, që në mënyrë protokollore duhej t’i dorëzohej anëtarëve të KOKSH: kështu 23 Federata, për arsye të ndryshme, si mungesa e listës së aktiviteteve të vitit 2020, apo pagesës së kuotës financiare të përvitshme nuk kanë të drejtë vote në Asamblenë e 17 prillit.

Për mungesë dokumentacioni është lënë jashtë garës për postin e presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar edhe një nga kandidatët për president, Artan Shytaj, duke lënë në garë ende Fidel Yllin, Martin Bibën dhe Vojo Malon. E cuditshme të mendosh se këto parregullsi të ‘zbuluara’ nga Komisioni kanë lënë pa votë 23 Federata, duke zgjedhur krerët që duhet të drejtojnë sportin shqiptar vetëm me 18 Federata: vetëm pak kohë më parë ato morën pjesë në Asamblenë e Jashtëzakonshme të organizuar mbi të njëtin statut.

E gjithë turbullira në KOKSH nisi me konfliktin mes presidentit Bezhani dhe sekretarit të përgjithshëm Stavri Bello, me palët që u denoncuan në prokurori. Gjithësesi konflikti u agaravua, ndërsa tentativës për të zhvilluar Asamblenë në mënyrë të parregullt, iu kundërvu denoncimi i FSHF-së në Gjykatë, që bëri që gjithcka të shtyhej, por që për institucionin që drejton futbollin, njëkohësisht Federata më e fuqishme në vend, ka patur pasojë përjashtimin e paprecedentë nga votimi…



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *