• |
ide | kryesore

Dalin pamjet e krimit në Kavajë/ Gruaja gjendet e djegur në makinë, i shoqi gjendet i vetëvarur në pemë (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje tepër e rëndë është shënuar mesditën e sotme në fshatin Manskuri të Kavajës, ku është gjetur plotësisht i djegur një automjet. Brenda makinës është gjetur dhe një kufomë, e cila dyshohet se i përket shtetases Fëllënxa Shirja. Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i varur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi Bilbil Shirja, 48 vjeç.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po hetohet për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet.

Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe.

Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes.



2 Comments

  1. Lapsi jeni kthyer ne nje media te lodhur dhe ju. Tre video qe nuk tragojne asgje pervecse vajtjen ne vendngjarje te nje gazetari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *