• |
ide | kryesore

Arrestohen 5 persona në Tiranë, një 73-vjeçar për ngacmim seksual

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës njofton se kanë nisur hetimet për një 73-vjeçar me inicialet M. F., pasi  akuzohet se ditën e djeshme në “Bulevardin Blu” Kamëz ka kryer veprime dhe sjellje me natyrë seksuale ndaj një gruaje.

Ndërkohë që janë referuar materialet në prokurori dhe po punohet për shoqërimin e një 25-vjeçari me inicialet R. C. sepse akuzohet se ka kërcënuar nëpërmjet telefonit M. B., 27 vjeçe për shkak të mos shlyerjes së një borxhi.

Vajza duke qenë në presion psikologjik ka konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh duke përfunduar në spital.

Gjithashtu është arrestuar Osman Aruçi 68 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim Osman Aruçi, 68 vjeç, i kapur nga sherbimet e Komisariatit Nr.4 pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 3 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 20 vjeç, pasi në Bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë (përforcues grushti).

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 59 vjeç, me detyrë roje i një kompanie në Kashar, sepse gjatë natës persona të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi vlerash monetare të papërcaktuar, ku ky shtetas ka shpërdoruar detyrën, pasi nuk ka njoftuar për vjedhjen. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. D., 43 vjeç dhe R. D., 50 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

•Më datë 10.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqerimin e shtetasit R. C., 25 vjeç, sepse ka kanosur nëpërmjet telefonit shtetasen M. B., 27 vjeçe, për shkak të mosshlyerjes së një borxhi. Kjo shtetase duke qënë në presion psikologjik, ka konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

•Më datë 10.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M. F., 73 vjeç, pasi në “Bulevardin Blu” Kamëz, ka kryer veprime dhe sjellje me natyrë seksuale, ndaj një shtetaseje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *