• |
ide | kryesore

Sekuestrimi i 143 kg kokainë, arrest me burg për administratorët e kompanisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e “arrestit me burg” për dy administratorët e kompanisë pritëse të ngarkesës me banane, ku u gjetën 143 kg kokainë, Klajdi Xibraku dhe Erjon Peti. Lënia në pritje për disa ditë e kontenierit me banane të ardhur nga Ekuadori në Portin e Durrësit, ku u gjet 143 kg kokainë, ka ngjallur dyshimin kryesor për policinë për praninë e lëndëve të jashtëligjshme brenda tij. Kontenieri ka mbërritur në Durrës 10 ditë para së shtunës, kur u finalizua operacioni “Il Mejor” dhe se nuk ka pasur informacion të mëparshëm në lidhje me të.

Deri më tani për llogari të hetimit, që po mbikqyret edhe nga SPAK, të arrestuar janë dy administratorët e kompanisë pritëse, Klajdi Xibraku dhe Erjon Peti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *