• |
ide | kryesore

Basha në familjet e dëmtuara nga tërmeti: Rindërtimin do ta drejtojnë specialistët, jo politikanët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar dy familje në zonë e Paskuqanit, të cilat nuk kanë marrë akoma asnjë ndihmë nga shteti për shtëpitë e prishura nga tërmeti.


Kryefamiljari Jetmir Mizaj, tha se përveçse nuk kanë shkuar për t’ja vlerësuar shtëpinë, bashkia ja ka hequr edhe bonusin e qirasë për dy muaj. Kjo gjë e ka detyruar atë të kthehet në shtëpinë e shkatërruar.


Ai gjithashtu u shpreh se bonusin ja kanë rikthyer prapë që kur ka filluar fushata elektorale.

Lulzim Basha: Shtëpia është dëmtuar nga tërmeti?

Jetmir Mizaj: Po! Është dëmtuar shumë, janë thyer 6 kolona.

Lulzim Basha: Është bërë e pabanueshme?

Jetmir Mizaj: Po është bërë e pa banueshme.

Lulzim Basha: Domethënë jeni zhvendosur? Nuk jetoni më?

Jetmir Mizaj: Jo unë jam rikthyer pasi më hoqi bashkia, prej 2 muajsh. Unë akoma banoj këtu, në katin e tret. Sepse nuk e përballoj dot qiranë. Bonusin 2 muaj ma kanë heq. Ma kanë dhënë një vit, mbrapa ma hoqën, ma rikthyen prapë. Kur ma hoqën u detyrova të kthehem prapë në banesë.

Flamur Noka: Ja rikthyen pasi u kontaktua me mua. U mor vesh që kontaktuam bashkë.

Lulzim Basha: Thjeshtë ryshfet elektoral domethënë.

Jetmir Mizaj: Unë kam frikë prapë se do ta heqin. Kjo shtёpi nuk ёshtё pёrfshi fare as DS1 as DS2 as DS3.

I njëjti problem edhe për familjen e Bashkim Zogut, ku përveç mungesës së ndihmës për shtëpinë e shkatërruar, ai e ka të vështirë gjetjen e një pune.

Bashkim Zogu: Kemi ngelur pa punë, pa asnjë gjë, në mëshirë të Zotit!

Lulzim Basha: Të dy jeni të papunë?

Bashkim Zogu: Po! Pa punë, kam pas shtëpinë në fshat dhe atje ma shembi tërmeti dhe këtë shtëpi e kam bërë me Xhevahirin.

Lulzim Basha: Mbështetje s’të ka dhënë?

Bashkim Zogu: Asnjë gjë në fshat, mi ka shembur tërmeti asnjë lloj gjëje në botë!

Basha tha se ndryshimi më 25 prill është e vetmja zgjidhje për të gjithë familjet e dëmtuara nga tërmeti. Ai u zotua se qeveria e ardhshme do të bëjë dhe një herë rivlerësimin e banesave dhe përshpejtimin e procesit rindërtimit. Ndërsa për familjet që kanë banesa private, kreu i opozitës tha se paratë do t’u jepen drejtpërdrejt familjeve pёr ndërtimin e banesës. Basha gjithashtu shpjegoi se si do të mbështeten familjet që vuajnë papunësinë dhe studentët që vijnë nga familje me pamundësi ekonomike.

“Në qoftë se me 25 prill nuk ka ndryshim, mos mendo që atë që se bënë dot për një vit apo për 8 vite, do ta bëjnë për 4 vite ata. E para e punës, do të bëjmë vlerësim transparent sa herë që ju kanë rënë në qafë. E dyta, për familjet si tuajat, paratë në dorë sipas vlerësimit transparent se s’ka nevojë të bëhet tender për shtëpinë tënde. Dhe e treta, do të garantojmë përshpejtimin e rindërtimit kudo që ka ndodh, në fshat dhe në qytet.

Kështu që unë ju kuptoj shumë mirë. Dhe ne do të bëjmë vlerësimin transparent dhe rivlerësimin, atëherë kur iu kanë rënë në qafë njerëzve dhe do të bëjmë përshpejtimin e procesit të rindërtimit, sepse interesi jonë nuk do të jetë të mbushim xhepat e pushtetarëve. E ke parë se kush i ka marrë tenderët e rindërtimit? Gjithë vëllezërit dhe kushërinjtë e pushtetarëve. Interesi jonë do të jetë që gjithë shqiptarët, gjithë familjet shqiptare të dëmtuara nga tërmeti.

Interesi jonë do tё jetë qё tё gjithё shqiptarët, gjithё familjet shqiptare tё dëmtuara nga tërmeti brenda kohës mё tё shkurtër tё keni banesat e tyre mё tё reja. Ata qё i kanё private apo nё zona nё fshat do t’i japim drejtpërdrejt paratë qё meritojnë pёr ndërtimin e banesës dhe nuk do tё bёjmё burokracira. Juve ju ra njё fatkeqësi natyrore.

Shteti pas 25 Prillit do tё zhduk çdo burokraci, do tё ekspozoj dhe do tё çoj para ligjit çdo zyrtar qё ka bёrё korrupsion me rindërtimin, do vlerësoj çdo dëm ashtu siç ёshtё realisht se kam shumë denoncime qё e kanё bёrё DS1, DS5 dhe do mundësoj përshpejtimin dhe përfundimin nё kohë rekord tё rindërtimit.

Ne vijmë me një plan konkret për t’ju ndihmuar, në radhë të parë për t’ju ardhur në ndihmë emergjente ju që jeni edhe pa punë edhe pa shtëpi. Në radhë të dytë për të krijuar kushtet ekonomike që të keni punësim e të keni të ardhura normale, për të siguruar mbijetesën, mundësisht një normalitet për ju dhe për fëmijët tuaj. Dhe e treta për ti hapur një perspektivë fëmijëve tuaj, që të kenë mundësi edhe të arsimohen edhe të kenë vende pune kur të rriten.

Me ne goca jote, fëmijët e tu dhe fëmijët e çdo shqiptari do të shkojnë atje ku duan të studiojnë pavarësisht prej pamundësive tuaja ekonomike. Ne e kemi bërë planin. E para e punës që tarifat për familjet që kanë më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj të ardhura do të jenë të paguara nga shteti. E dyta, për ata që janë në vështirësi ekstreme ekonomike do t’ju paguhet edhe një bursë, pra bursa sociale për 5000 studentë në vit. Dhe në këtë mënyrë as fëmijët tuaj dhe as fëmijët e asnjë familje që duan të studiojnë por që familja s’ka mundësi t’i mbështetë nuk do ngelen pa studiuar”, tha Basha.

3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu