• |
ide | kryesore

“Nuk kam parë kurrë fytyrë më të dobësuar”/ Bashkëshortja e Navalnyt flet pas vizitës në burg: Flet me vështirësi, ka rënë shumë në peshë

-Instant, Lajme, Planet



Kritiku i Kremlinit, që ka hyrë në grevë urie, Alexei Navalny ka vështirësi në të folur dhe ka humbur shumë peshë. Kjo ka qenë deklarata e bashkëshortes së tij përmes një postimi në rrjetet sociale, pasi e vizitoi atë në burg. Navalny, kundërshtari kryesor i presidentit rus Vladimir Putin, njoftoi fillimin e grevës së urisë nga fundi i marsit, në shenjë proteste ndaj asaj që ai tha se ishte refuzim i autoriteteve të burgut për ta trajtuar atë si duhet për dhimbje akute të shpinës dhe këmbës. Në një postim në Instagram, Yulia Nalvalnaya, shpjegoi gjendjen e tij pasi foli me të në telefon të ndarë nga një dritare xhami.

“Ai vazhdon të jetë i gëzuar dhe optimist si kurrë më parë. Flet me vështirësi dhe kohë pas kohe mbyll telefonin dhe mbështetet në tryezë për të pushuar. Ka humbur shumë peshë… peshon 76 kilogramë ndërkohë që është 190 centimetra i gjatë”, tha ajo. Kjo nënkupton që pesha e Navalny ka rënë 16 kilogramë që nga muaji i kalur kur është dërguar në burgun që ndodhet 100 kilometra në lindje të Moskës.

“Nuk lejojnë që një mjek ta vizitojë… Unë kurrë nuk kam parë fytyrë më të dobësuar, por e di që ai nuk do të dorëzohet”, shtoi ajo. Opozitari Navalny, i cili sipas perëndimit është burgosur padrejtësisht dhe duhet të lirohet, u kthye në Rusi në janar pas trajtimit në Gjermani për atë që mjekët thonë se ishte helmim me agjent nervor.  Shërbimi rus i burgjeve tha të martën se një grup mjekësh vlerësuan shëndetin e zotit Navalny si të kënaqshëm, prandaj më 9 prill ai u transferua nga klinika për në burgun kryesor, njofton agjencia e lajmeve RIA.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *