• |
ide | kryesore

(VIDEO) Mbërrin në Rinas avioni me emigrantët nga Londra, Rama i bashkohet në fluturimin drejt Kukësit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Edi Rama iu bashkua avionit me emigrantë që mbërriti nga Anglia në Aeroportin Nënë Tereza.


Së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, të cilët hipën bashkë me to në avion, me destinacion përfundimtar Aeroportin e Kukësit.


Në Kukës, pritet të zhvillohet një ceremoni, ku peshën kryesore të fjalës do e ketë kryeministri Rama.

Kujtojmë se premtimi i kryeministrit, ishte që emigrantët do të vinin nga Londra në Aeroportin e Kukësit.

Por duke qenë se Britania e Madhe dhe Kukësi nuk kanë linjë direkte, fillimisht, avioni me emigrantët kuksianë u ul në Rinas, nga ku u nis drejt Kukësit.

12 Comments

  1. “Gjënë e bukur, e bëre” degjohet te thote nje “emigrant kuksian ne avion”.

    Me duket se si paska hyp asnje kuksian ne avion per kukes dhe po con ndonje emigrant korcar apo fierak te zbresi ne Kukes:) dhe pastaj ta mare taxine nga Kukesi ne Korce:).

    Eh ca ben egoja e semure e nje psikopati qe po te harxhonte tere keto energji per te bere pune sa ben reklama e fasada elektorale do ja kishin dhene voten te gjithe pa patur nevoje te na cante hajdarin me propagande.

  2. Karlleqet te nje krye Kari shtet palaco vetem shou
    Fol per vlera ekonomike o bir spiuni Jo teka personale se Jane leket e femijeve shqiptar qe po per doren nga nje kar si puna jote

  3. Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, është e rëndësishme të rikthehemi tek kjo temë, e cila është shndërruar në një kalë betejë të fushatës së Partisë Demokratike.

    Për kryetarin e saj, Lulzim Basha, ekziston një shkop magjik. Anullimi i koncesioneve, pavarësisht se diçka e tillë mund të bëhet vetëm duke paguar qindra milionë euro penalitete, automatikisht do të sjellë gjenerojë fonde qe do te rikthejne të rinjtë e emigruar perseri në Shqiperi.

    Një qëndrim i tillë është jo vetëm hipokrit, por edhe qartësisht populist. Kjo sepse koncensionet e lidhura nga Partia Demokratike, duke nisur nga 400 hidrocentralet e miratuara, përfshi ato në Valbonë apo Vjosë janë një kapitull i errët i historisë moderne të Shqipërisë.

  4. Tamam klloun!!Nga nderkombetar u kthu lokal.Sepse brenda vendit ben cte doje.Edhe lokal nuk eshte pa certifiku.Po ne diktature keshtu veprohet sipas psiqikes te udheheqesit!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu