• |
ide | kryesore

Basha flet nga Kavaja: Duan të na frikësojnë, por do marrin përgjigjen e merituar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i PD-së Lulzim Basha mbërriti urgjentisht në Kavajë pasi një person u plagos me armë në një nga zyrat elektorale të këtij qyteti. Në një deklaratë para qytetarëve të mbledhur aty, Basha tha se po kërkohet që ta frikësojnë Kavajën.

“Sonte Kavaja është përballur me një ngjarje të rëndë! Një atentat kundër Partisë Demokratike, kundër Aleancës për Ndryshim, nga një kryeministër që e di se të dielën ai humb, Kavaja Fiton dhe Shqipëria fiton!

Një njeri i cili ka humbur çdo lloj kufiri njerëzor dhe që sot hesht, ndërkohë që njerëzit e tij me dhunën dhe aktet e atentatit jo thjesht ndaj një aktivisti tonë, por ndaj demokracisë, tregojnë se këtij rrëgjimi i ka ardhur fundi.

Kërkojnë të frikësojnë Kavajën. Kërkojnë të frikësojnë Partinë Demokratike, koalicionin për ndryshim dhe shqiptarët, kërkojnë të na mbyllin gojën. Nuk na e kanë mbyllur gojën kurrë! Nuk i kemi frikë, do të marrin përgjigjen e merituar me votë të dielën nga Kavaja dhe nga e gjithë Shqipëria.

Sepse Kavaja e di fare mirë të tilla akte kanë shënuar kthesat e mëdha, rrëzimin e diktatorëve dhe diktaturave. Ato tregojnë frikën në palcë dhe humbjen e toruas nga një njeri dhe një  grusht njerëzish që e dinë se shqiptarët janë të vendosur t’i largojë që e dinë që shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë për të sjellë ndryshimin.

E bashkuar dhe e vendosur më shumë se kurrë  është Kavaja, Partia Demokratike, Aleanca për Ndryshim, Shqipëria dhe shqiptarët. Ndaj vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja të Kavajës e mbarë Shqipërisë, le t’ia japim përgjigjën këtij akti burracak,  këtij atentati ndaj demokracisë të gjithë masivisht ditën e diel në kutitë e votimit dhe kështu t’i japim fund njëherë e mirë këtij 8-vjeçari makth për shumicën dërrmuese të shqiptarëve e të kthejmë Kavajën e demokracisë, të shpresës e të zhvillimit, Shqipërinë shpresës dhe të ndryshimit të gjithë se bashku.

Të gjithë së bashku, asnjë hap mbrapa le të vazhdojmë marshimin tonë ditë për ditë, krah për krah deri ditën e diel ku Kavaja Shqipëria do t’i japin përgjigjen e merituar këtij atentati të shëmtuar kundër demokracisë, kundër Partisë Demokratike dhe kundër koalicionit tonë për ndryshim.” – tha Basha.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, në lagjen nr.4 ku Ndriçim Jonuzi ka hyrë në ambientet e brendshme të zyrës së PD dhe ka plagosur me pistoletë në këmbë 27-vjeçarin Bledar Okshtuni. I plagosuri ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Hahahah. E beri gjyqin dordoleci i sales, dhe e gjeti fajtorin. Nuk ke brum per te mar fatet tona ne dore o njeri pa shtyll kurrizore. Qe te gjitha i gjete gati, po ashtu edhe pushtetin ashtu e do qe ta falin. Po ne 26 prill e di ti… Ne NGRIRJE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *