• |
ide | kryesore

Sofia Vergara merr vaksinën kundër Covid-19, fansat dyshues: Po gënjen

-Instant, Paparazzi, Slider



Sofia Vergara së fundmi ka zbuluar se ka marrë vaksinën kundër Covid-19.

 

Përmes rrjetit të saj social,Instagram, Sofia postoi  një video që zgjati disa sekonda nga vaksinimi duke inkurajuar të gjithë ndjekësit.”Unë e bëra atë për familjen time, e bëra për miqtë e mi që nuk mund ta bëjnë atë për shkak të trajtimeve mjekësore që marrin, e bëra në mënyrë që të gjithë të mund të merrnim jetën tonë. E bëra sepse është e përshtatshme për mua! Po ti për kë po e bën këtë? ”, ka shkruar aktorja poshtë postimit.Menjëherë pas publikimit një pjesë e fansave e kanë vlerësuar aktoren për shembullin që po jep ,ndërkohë që pjesa tjetër e ka akuzuar se po gënjen.”Pse nuk mban maskë apo doreza?,Pse e mban një gjilpërë ashtu? A nuk duhet që gishti i madh të jetë sipër për të shtrënguar lëngun në dorë? Unë nuk e besoj këtë. Ju nuk jeni vaksinuar dhe kjo mund të shihet në video. Video është e rreme , “Photoshop i keq”,kanë komentuar disa nga ndjekësit.

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *