• |
ide | kryesore

Basha në Selenicë: E keqja, korrupsioni, mashtrimi e dështimi largohet me votë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte në Selenicë të Vlorës mbrëmjen e së mërkurës ku ka ftuar qytetarët të u ka bërë thirrje qytetarëve të mbështesin ndryshimin e vendit. Në fjalën e tij para qytetarëve, Basha tha se e keqja largohet me votë, korrupsioni largohet me votë, mashtrimi e dështimi largohet me votë. Për këtë, kreu i opozitës u shpreh se vota për numrin 9 është shkon për infrastrukturën, për fermerët, për subvencionet, dhe mbi të gjitha për dinjitetin.


“E keqja largohet me votë, korrupsioni largohet me votë, mashtrimi e dështimi largohet me votë. Duke u bërë të gjithë bashkë dhe duke votuar ditën e diel numrin 9. 9 për Selenicën, 9 për Vlorën, 9 për Labërinë, 9 për Shqipërinë. S’ka bërë asgjë për ju. Kjo është shtëpia juaj, kjo është Selenica juaj, e selenicarëve punëtorë dhe fisnikë. Dhe ju jap planin e qeverisë së ardhshme, se ne do ta bëjmë realitet.


E kam parë Selenicën, e kam parë me sy, e kam parë me sy sa afër është. Vëllezër dhe motra, është kaq afër dhe kaq larg por ne jemi njerëzit e rrugës së kombit, ne jemi njerëzit e tunelit të Elbasanit. Ju jap fjalën, ne do ta bëjmë urën realitet brenda dy viteve të para dhe Selenica nuk do të jetë më një ishull i izoluar por një qendër e fuqishme që lidh bashkë krahinat më krenare të jugut, Mallakastrën, Vlorën, gjithë këto fshatra të bukura me prodhime të jashtëzakonshme.

Dhe po kështu këtë rrugë që zgjati 5 herë më shumë seç duhet të zgjaste, të premtuar dhe të stërpremtuar, dhe po kështu lotët e premtuara përsëri tani pas 8 viteve nga njeriu që bredh me 3D nën sqetull, me thesin e renave në shpinë, në 25 Prill Selenica ndahet nga 8 vite dështim. Selenica do të votojë ndryshimin, do të votojë numrin 9.

Për infrastrukturën, për fermerët, për subvencionet, për lotin e 4 dhe urën dhe mbi të gjitha për dinjitetin, për prindërit tanë, për rininë e mrekullueshme të Selenicës. 3 ditë vendimtare në të cilat nuk është fati i partive politike, por është fati i çdo familje, i çdo familje shqiptare, i çdo prindi shqiptar, i nënave shqiptare, i bijave dhe bijve tanë, i fëmijëve të këtij vendi. Prandaj jemi të gjithë bashkë dhe bashkë do të sjellim ndryshimin për Selenicën. Bashkë për ndryshimin! Votoni numrin 9! Dhe kështu Selenica fiton! Shqipëria Fiton!” – tha Basha. ©LAPSI.al

2 Comments

  1. Gazmend Bardhi ka pranuar se PD ka ngritur një strukturë të armatosur për “mbrojtjen” e votës. Pra ne paskemi paramilitarë të armatosur nga PD që mund të vrasin kë të duan për qëllime të partisë. Anëtarët e kësaj stukture, kur vrasin njerëz, nuk quhen vrasës, por mbrojtës”

  2. – Legjitimimi vrasjeve nën petkun e mbrojtjes votës

    – Glorifikimi i vrasësve si heroj “Avni Rustem”

    – Eleminimi i kundërshtave që kanë “tardhëtuar” kryetarin e partisë.

    – Bllokimi i çdo furgoni me sufllaqe apo ndërprerja e çdo iftari me justifikimin se po blihen vota.

    – Lehja si qen e anal-istve në çdo ekran pro vrasjeve

    – Baltosja apo paragjykimi i viktimave dhe nëpërkëmbja e tyre nga mediat ende pa u varrosur.

    Të gjitha janë strategji antikombëtare dhe aromë e një lufte civile vëllavrasëse. Shqipëria s’është për tu kallur se kush merr tre mandate më shumë PD apo PS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu