• |
ide | kryesore

VOA: Mbështetësit e PD ndaluan makinën e Xhuvanit, pastaj pati shkëmbim zjarri

Arkiva, Lajme, Të fundit



VOA

Në Shqipëri, Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, i cili mendohet se është angazhuar në mbështetje të fushatës e Partisë Socialiste, mbeti sot i vrarë në qytetin e Elbasanit

Policia njofton se është vënë në pranga autori i dyshuar i vrasjes, Arbër Papleka, i angazhuar në fushatën e Partisë Demokratike. Katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve dhe një punonjëse e policisë, e cila sipas njoftimit zyrtar, po përpiqej të parandalonte krimin.

Mbetet e paqartë dinamika e ngjarjes. Dyshohet se mbështetës të Partisë Demokratike kanë bllokuar automjetin me të cilin lëvizte Xhuvani, dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë, pasi dyshonin se ai po lëvizte me para për të blerë vota. Sipas të dhënave ende jo zyrtare, mes palëve ka patur dhe një shkëmbim zjarri. Mësohet se autori i dyshuar i vrasjes, Papleka ka deklaruar në polici se ai ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.

Xhuvani ishte denoncuar dhe më parë nga Partia Demokratike, si pjesë e konfliktit mes mbështetësve të saj dhe atyre të Partisë Socialiste në Elbasan gjatë festës së Ditës së Verës.

Sipas policisë “janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë Elbasan dhe Tiranë, disa persona të dyshuar se kanë dijeni apo lidhje me ngjarjen”.



9 Comments

  1. Ka qene e pranishme dhe policia.
    Efektivja e patrulles nuk ka qene rastesisht, por e e shoqeruar me police te tjere pasi jane lajmeruar per ndalimin e nje makine pa targa qe shperndante para’ per fushate.
    Makina e Xhuvanit dhe Xhaferrit kishte dite apo jave qe merrej me kete pune diten per diell.

    Xhaferri (ne kerkim) nuk ka pyetur as per polici, por ka qelluar i pari.

    KA DESHMITARE NE VENDNGJARJE DHE PORTALE TE TJERA E KANE RAPORTUAR TASHME KETE FAKT – PRANINE E POLICISE NE KOHEN E KRIMIT!

  2. Sa te shqetesuar keto te BE dhe SHBA ne Tirane?! Papritur “memeceve” ndaj skandalit te rende te te dhenave personale u erdhi goja! U bejne thirrje kryekrimineleve te bandave te PS, PD dhe LSI te permbahen dhe organeve te zbatimit te ligjit te hetojne!

  3. Shkëmbim zjarri?Po sigurisht.Po të qëllosh i pari pa tjetër që ka reagim.Dy duar për një kokë.Por kësaj radhe ranë përballë një profesionisti që masakra pati pasoja të vogla.Mendoni ça mund të bënin kriminelat po të mos të ishte ai.Vetëm me armën e sherbimit mbrojti jetë të pafajshme.Ku është trimi që hapi zjarr.Iku si burracak.Ja pra këta janë trimat e Rilindjes!!!

  4. ka ndodhur një kasaphanë e vërtetë në mes të një qyteti si Elbasani, në mes të ditës, ku njerëz që dalin nga një furgon që ka logon e Partisë Demokratike, kanë përdorur armët e zjarrit dhe kanë marrë jetën e një personi, si dhe është tentuar marrja e jetës e 4 personave të tjerë. Kjo është ngjarja e Elbasanit sot.

    1. Ngjarja e Elbasanit sot ishte se u kapen me presh ne duar kamikazet me valixhen me lek, me karta dhe me arme qe po blenin vota per Rilindjen. Ne momentin qe u zune gafil dhe keta qe i ndaluan njoftuan policine te vinte ti kapte ne flagrance, ata trimat e Rilindjes qelluan karshi atyre qe i kapen me presh ne duar.

      Tani po qellove, ca do presin ata se pala tjeter do rrije duarkryq e te thonte flm qe po me vret?

      NUk mbahet pushteti me genjeshtra e me dhune e me blerje vote o shoku kamunist. Nese ju keni bere keto 8 vjet ajo qe nuk eshte bere per 30 vjet sic thote Paulini, athere populli do ju votoje vete, pse duhet ti blini votat?

      Kaq e thjeshte eshte o kamikaz ceshtja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *