• |
ide | kryesore

Vrasja në Elbasan/ Rama bën diversion: Meta i papërmbajtur ndërsa Basha është ndryshe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama thotë se kreu i opozitës, Lulzim Basha ka treguar vetëpërmbajtje pas ngjarjes së rëndë të regjistruar sot në Elbasan. Ai thotë në “Real Story” se i mospërmbajturi i madh i kësaj historie është Ilir Meta.

“Në fakt tani nuk dua të zbus apo të lehtësojë pozitën e Lulëzim Bashës, por realisht në këtë aspekt përjashto atë halucinacion të atij Gazmend Bardhit që ka një përgjegjësi të madhe për fjalët që nxori dhe për gjestin makabër duke mbajt fjalime 2 metra nga xhenazja, por Lulzim Basha nuk është se ka treguar mospërmbajtje. Unë s’di të kem treguar mospërmbajtje. Ndërsa Ilir Meta është i mospërmbajturi i madh i kësaj historie. Lëviz në çdo vend dhe iu del shqiptarëve si gogol në tv. Pavarësisht përplasjes së palëve në gjithë aspektin retorik. Kjo është festë demokratike. Jo nuk është një mundësi për të vrarë njerëz”, – tha Rama.

“Nuk diskutohet që do mbajnë përgjegjësi, por do të mbajnë përgjegjësi para ligjit, jo para meje. Ne mund të ngarkojmë me përgjegjësi morale, por jo me përgjegjësi penale. Këtë e bëjnë organet ligjzbatuese. Ajo pune gishtave të Ilir Metës më kujton një shprehje të Patozit dikur që tha; Kur ilir Meta flet kundër blerjes së votës, ta besosh është njësoj sikur ISIS të predikojë luftë kundër terrorizmit. Ky njeri që vjen vërdallë në Shqipëri dhe e bija i thotë; babi mos pi, eja në shtëpi. Dhe i dehur, i lemerisur nga fantazmat që se lënë të marrë frymë, është katastrofë ambulante”- tha Rama.

Rama thekson se opozita ka nisur të ndjejë humbjen në zgjedhje. Ai shtoi se beteja e PS-së nuk është për jetë a vdekje, por Partia Socialiste ka shpalosur një program për të ardhmen e vendit.

“Ngjarja në Elbasan tregon dëshpërim të madh. Dëshpërim kur shkohet deri aty ku nuk duhet të imagjinohet. Ky është proces, po të heqësh Metën nga ekrani, do ishte proces europian. Edhe grumbullimet që nuk duhet të bëhen nga PD-ja, por në territor kanë filluar të ndjejnë humbjen serioze më 25 prill. Gjithë tensioni që kërkon të ngrejë Meta çon ujë në mullirin e gabuar të shoqërisë sonë. Ne nuk kemi dalë në fushatë elektorale që të plagosen e vriten njerëz. Kjo është garë për dy rrugë të ndryshme për të nesërmen e vendit”, – deklaroi Rama.



3 Comments

  1. Ca rrace muti ky Rama bashke me Meten. U eshte bere gogol thote , u jemi bere thua, te dy, njeri me gogol se tjetri, njeri me i lig se tjetei, me maskara se tjetri.

  2. Mendoni dhe 4 vite te tjera me Talant Pallen, Erion Veliajn, Erion Bracen, Gramoz Rucin, Spiropali, Mrika, Ulsi Manja (shoku i Shukriut), Damian Termeti (cuni problematik), Sadri Abazi, Safet Gici (intelektuale te spikatur rilindas), Arben Ahmetaj (qenia me e pamoralshme), Bledar Cuci (burri i gruas se liderit global), etj, etj.

    Keta individe do sjellin perspektiven europiane per te rinjte e ketij vendi?!

    1. Edhe kater vjet vajmedet toka duhet te hapet edhe te na marri Brenda te gjith shqiptareve dh te mbetet Rama bashke me bangladeshet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *