• |
ide | kryesore

Conte drejt titullit, me fjalë lamtumire: “Në fund të sezonit duhet qartësi për mua e për tifozët”

-Instant, Sport



Edhe pse po udhëton i sigurtë drejt titullit, Antonio Conte tremb tifozët e Interit, me fjalët e thëna pas ndeshjes kundër Spezias: “Nëse e shoh veten tek Inter për një kohë të gjatë? Sot ne mund të flasim vetëm për të tashmen. Ne e dimë që programet e klubit kanë ndryshuar për shumë arsye dhe në fund të sezonit do të duhet ta sqarojmë këtë, kjo është e pashmangshme. Tifozët e meritojnë kaq. A na duhet një projekt i qartë? Po”.

Pasiguritë e shumta në lidhje me situatën e shoqërisë, me pak fjalë, e shqetësojnë trajnerin e zikaltërve, që po pret sinjale të qarta nga pronarët. Me siguri, në fund të sezonit, Conte dhe Zhang do të takohen si vitin e kaluar për të planifikuar sezonin e ri. Dhe, ashtu si një vit më parë, mbetet vetëm të kuptohet nëse tekniku do të jetë i kënaqur me programet e drejtuesve, duke marrë parasysh se padyshim që nuk do të jetë e mundur të pritet një merkato me goditje të mëdha, duke pasur parasysh krizën globale ekonomike. Përveç kësaj, do të diskutohet gjithashtu për kontratën, pasi ajo skadon për një vit. Ajo që i intereson Contes, sidoqoftë, është të njohë orientimin e pronarëve dhe vullnetin për të vazhduar angazhimin me Inter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *