• |
ide | kryesore

Tifozët bllokojnë stërvitjen e Manchester United: kërkojnë largimin e Glazer

-Instant, Sport



Pezullimi i Super League dhe deklarata për largimin nga ky aktivitet nuk i ka ndalur protestat e tifozëve të Manchester United, që paraditen e sotme janë mbledhur përpara qendrës stërvitore të skuadrës në Carrington për të penguar hyrjen futbollistëve, ndërsa seanca stërvitore ishte fiksuar për në orën 10.

“Vendosim ne kur do të luani”. “Glazer jashtë” dhe “51 përqind Manchester United Football Club” (duke iu referuar paketës aksionere të maxhorancës së klubit që duhet të shkojë për tifozët) janë disa nga shkrimet mbi parrullat e vendosura përpara “Aon Training Complex”. Disa lojtarë të Manchester United janë përpjekur për të hyrë në qendrën stërvitore, por ka qenë e pamundur, si bën të ditur klubi përmes një komunikate: “Rreth orës 9 të këtij mëngjesi një grup tifozësh ka mbërritur në fushën e stërvitjes – bëjnë të ditur “Djajtë e Kuq” në një deklaratë të shpërndarë nga Metro Uk – trajneri dhe të tjerë lojtarë kanë folur me ta. Qendra ka mbetur e sigurtë dhe grupi më pas ka lënë zonën”.

Në fakt, Joel Glazer, bashkëpronari i klubit, ka shpërndarë një letër të hapur për tifozët e United duke kërkuar falje për përfshirjen e skuadrës në Super League, por sic duket nuk ka mjaftuar. Skuadra e Solskjaer të dielën në mbrëmje do të jetë në fushë në Leeds për ndeshjen e Premier League dhe të enjten e ardhshme do të presë Romën në Europa League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *