• |
ide | kryesore

Maqedonia e Veriut nis vaksinimin e deputetëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Maqedonia e Veriut ka nisur të premten vaksinimin e deputetëve kundër COVID-19. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bëri të ditur për mediat se deputetët do të vaksinohen me vaksinën ruse Sputnik V. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi u ka dorëzuar institucioneve shëndetësore listën me të gjithë 120 deputetë, të cilët janë njoftuar për vendin dhe kohën e vaksinimit.

“Të gjithë ata kanë të drejtë të vendosin nëse duan ose jo të vaksinohen. Atyre u është ofruar mundësia e vaksinimit dhe u takon vetë atyre të vendosin nëse duan ose jo të bëjnë këtë”, tha Xhaferi.

Kryeparlamentari Xhaferi tha se shpreson që ky proces do të mundësojë punë më të efikase të Kuvendit dhe se nga gjysma e dytë e majit, puna t’i kthehet normalitetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *