• |
ide | kryesore

Incident tek “Çajupi” në Tiranë, policia arreston 30-vjeçarin që fotografoi votën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia arrestoi një 30-vjeçar pasi fotografoi votën e tij dhe ky veprim është parë nga anëtarët e Komisionit.

Ngjarja ndodhi në gjimnazin “Andon Zako Çajupi”.

Detaje nga policia: 

Më datë 25.04.2021, rreth orës 10:10, është marrë njoftim nga Komisioni i Qendës së Votimit Nr. 1767, e cila ndodhet në shkollën “Andon Zako Çajupi” se është bllokuar përkohësisht procesi i votimit, pasi nga anëtarët e Komisionit është konstatuar një shtetas që po fotografonte votën e tij.

Me vendimin Nr. 1 të datës 25.04.2021, të Qendrës së Votimit, është kërkuar ndihma e Policisë së Shtetit.

Pas marrjes së vendimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë hyrë brenda qendrës dhe nga kryerja e veprimeve të para ka rezultuar se shtetasi G. S., 30 vjeç, pasi është regjistruar, ka marrë fletën e votimit dhe ka shkuar tek dhoma e fshehtë. Pasi ka kryer veprimet, ka fotografuar votën e tij dhe ky veprim është parë nga anëtarët e Komisionit.

Shtetasit G. S. i është bllokuar fleta e votimit dhe më pas nga sherbimet e Policisë është bërë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit, për veprime të metejshme hetimore.

Në përfundim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. S., 30 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votës”.



7 Comments

  1. presidenti u bë qengj sot.

    “Edhe dje nuk ishte fare ujk, pardje ishte. Sot nuk ka dhunë. Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të kishin neutralizuar presidentin dhe bandat e partive të opozitës, Bashën dhe Saliun, sot ishte parashikuar si ditë dhune”, tha analisti i njohur.

  2. Fakti, erinda ,landi, byrektorja.Ishte i juaj ky, kishte votuar dhe dy here, njer pdrastat dhe njer leshelin.
    Kshu kokpalaresh jeni ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *