• |
ide | kryesore

Video/ Atalanta e dyta: Djimsitit i mohojnë golin e 6-0 ndaj Bolonjës

-Instant, Sport, Video



Arkivohet hapi fals me Romën e Atalanta kthehet skuadra e zakonshme e frikshme, duke shkatërruar 5-0 Bolonjën e duke u ngjitur provizorisht në vendin e dytë pas Interit, duke pritur rezultatin e Lazio-Milan. Bergamaskët bënë një pjesë të parë brilante, me protagonist absolut Luis Muriel (asist spektakolar gol me penallti), pasuar nga një e dytë që u kthye në seancë stërvitore.

Malyovski në të 22 e Muriel në të 44 me penallti cuan ziakltrit në dhomat e zhveshjes me dy gola avantazh, ndërsa me rifillimin e lojës listës së shënuesve iu shtua edhe Freuler në të 57, Zapata dy minuta më pas dhe në të 73 Miranchuk mbylli llogaritë me golin e pestë. Ai që evitoi në fakt 6-0 dy minuta nga fundi ishte Danilo, që largoi në lonjë tentativën e Djimsiti në kërkim të lavdisë personale.


Dalja me karton të kuq e Schouten i hapi rrugën zikaltërve, që shkuan në gol me pesë lojtarë të ndryshëm. Cështja e Ligës së Kampionëve nuk është mbyllur ende, por skuadra e Gasperinit është fare afër. Tani objektivi i Atalantës mund të bëhet përmirësimi i dy vendeve të treta radhazi të dy sezoneve të fundit dhe mbyllja e kampionatit me rezultatin më të mirë në historinë e saj. Përveç kësaj, sigurisht, për të marrë Kupën e Italisë në finalen e shumëpritur kundër Juventus.



1 Comment

  1. GJIMSHITI O RAK
    Gj e madhe e shtypit …gj e vogel e shtypit
    Edhe serbet kur ja kan regjistru emrin ashtu ne gjendje civile e kan bo nga inati edhe jo nga injoranca si puna jote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *