• |
ide | kryesore

Numërohen 88% të kutive, vijon procesi në disa qarqe deri në votën e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare po shkon drejt fundit. Deri më tani janë numëruar 4653 qendra votimi nga 5199 në total ose thënë ndryshe rreth 88% të votave. Në disa qarqe numërimi është mbyllur ndërsa në të tjerë vijon ende.

Në qarkun e Tiranës, procesi i numërimit të votave është ndërprerë në të gjitha KZAZ-të dhe pritet të rinisë në orën 08:00. Ky proces është ndërprerë gjatë natës për shkak të lodhjes së numëruesve.

Qarku i Shkodrës në veri duhet të numërojë edhe 18 qendra votimi. Në këtë qark nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim të mandateve dhe sipas rezultateve të deritanishme, PD merr 5 mandate, 3 PS, 2 PSD dhe 1 LSI.

Procesi është drejt përfundimit edhe në qarkun e Elbasanit, pasi edhe 8 kutitë e fundit për t’u numëruar në këtë qark.

Në Krujë janë numëruar 38 kuti votimi nga 92 në total.

Numërimi në qarkun e Beratit, po ashtu, pritet të përfundojë dhe mësohet se kanë mbetur për t’u numëruar edhe 11 qendra votimi.

 

 



3 Comments

    1. Kthimin e madh e ke brenda ne sumë, o kokerr debatikasi!
      Se di te te shkerdhehet mami me keq se ne kooperativa

  1. Basha nuk i ka treguar qytetarëve që është lider i fortë, nuk ka personalitet. Rama mund të iki me një Ramë, me një Boris Jonson me një Merkel, ikën me një lider dhe Basha nuk e ka këtë.

    Basha bëri një fushatë pa lidhje me Partinë Demokratike, ai nuk mund ta imponojë me një frymë të vetën, ka marë çdo gjë vetëm se ka dashur Berisha.

    E shoh PD-në si një parti të vdekur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *