• |
ide | kryesore

Votat e kandidatëve/ Kush janë 10 më të votuarit deri tani

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Numërimi për kandidatët, një risi kjo për këto zgjedhje, është duke vijuar në të gjithë bashkitë e Shqipërisë. Në qarqe të caktuara, numërimi është duke ecur me ritme më të shpejta dhe deri më tani në 10 kandidatët më të votuar, dominon kryeministri Edi Rama.


Ai është kandidat në Qarkun e Vlorës dhe deri më tani ka siguruar 11.023 vota. Pas tij renditet Niko Peleshi, me 10.718 vota, i treti është Taulant Balla me 10.423 vota. Renditja vijon me Saimir Hasallën, kandidatin e Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit, i cili ka siguruar 9.334 vota.


I pesti në renditje vjen nga radhët e Partisë Demokratike dhe është kandidati për Qarkun e Kukësit, Flamur Hoxha. Ky i fundit ka grumbulluar në total 9.159 vota. E gjashta renditet kandidatja e PS në Qarkun e Dibrës, Aurora Mara, e cila ka siguruar 9.063 vota.

Pas saj vjen ministri i Turizmit Blendi Klosi me 7.411 vota. Lista e 10 kandidatëve më të votuar përmbyllet me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi që ka marrë 6.913 vota në Qarkun e Gjirokastrës, Dashnor Sulën e Partisë Demokratike me 6.852 vota dhe Damian Gjiknurin me 5.805 vota.

4 Comments

  1. qe ketu e shikon se kan votuar e cfare kerkojne qytetaret, ne 10-she nuk figuron as Berisha, lideri historik, e as Basha e kjo do te thote shume edhe se sa pelqehen nga rradhet e demokrateve

  2. Ti thuash shqipeve ikni ju se do vijne bagladeshas dhe votohet gomari kjo nuk ka byth ku te rrije,mos bofshi piken e hajrit o qelbesira

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu