• |
ide | kryesore

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, drejtuesi i motorit përfundon në spital

Arkiva



Një aksident ka ndodhur në fshatin Gocaj të Lezhës ku një automjet ka përplasur një motor.

Nga përplasja është plagosur drejtuesi i motorin N.M, që është transportuar me dëmtime trupore në spital.

Nga ana tjetër është shoqëruar drejtuesi i automjetit, S.V.

“Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Gocaj mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin S.V.,është përplasur me çiklomotorin me drejtues shtetasin N.M., i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.

Drejtuesi i mjetit tip “Benz ” shtetasi S.V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *