• |
ide | kryesore

Çështje parash, konfuzion për Nagelsmann: presidenti i Bayern mohon 25 milionët

-Instant, Sport



Lajmi për çekun prej 25 milionë eurosh të shpenzuar nga Bayern Munchen për të rrëmbyer trajnerin Julian Nagelsmann nga Leipzig bëri xhiron e botës. Sidoqoftë, presidenti i klubit bavarez Herbert Hainer i ka mohuar këto shifra. “Ne duhej të gjenim një marrëveshje me Leipzig sepse Nagelsmann ishte i lidhur me ta,” shpjegoi ai në një deklaratë për nivelin Abendzeitung. Nuk duhen besuar të gjithë shifrat që qarkullojnë. Bayern është një nga skuadrat më të mira në Europë e ka nevojë për një trajner të nivelit. Ia dolëm duke punësuar Julian”, saktësoi ai.

Në fakt, bavarezët zyrtarizuan trajnerin e ri, që nga sezoni i ardhshëm do të zërë vendin e Hansi Flick, i cili disa ditë më parë njoftoi lamtumirën e tij në fund të sezonit aktual pavarësisht se kishte akoma dy vjet kontratë. “Unë do të largohem nga Leipzig me zemër të prekur”, tha Nagelsmann në faqen zyrtare të klubit gjerman. “Kualifikimi për në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ishte sigurisht pika kryesore e kohës sonë së bashku deri më tani, një moment i shkëlqyer që nuk do ta harroj kurrë” tha 33-vjeçari, që ka nënshkruar për pesë vjet deri më 30 qershor 2026.

Për të vënë nën kontratë trajnerin që është më i ri se kapiteni i skuadrës Neuer, bavarezët kanë shpenzuar një shifër prej 25 milionë euro, sipas Sport Bild. Kjo tarifë e bën Nagelsmann trajnerin më të dëmshpërblyer ndonjëherë, duke tejkaluar 15 milionët e paguar nga Chelsea për të rrëmbyer Villas Boas nga Porto në qershor 2011.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *