• |
ide | kryesore

Vizita në Bruksel, Haradinaj mbështet Albin Kurtin: Do bashkëpunojmë për temën e dialogut me Serbinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Bruksel. Haradinaj ka thënë se Kurti nuk ka bërë asgjë më shumë sesa që i ka kryer detyrat e tij të besuara nga Parlamenti. Ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se obligim i kryetarit të Qeverisë është t’i mbrojë interesat e shtetit.

“Kryetari i Qeverisë i kryen detyrat që i ka të besuara nga Parlamenti. Kuptohet mbron interesat e Kosovës dhe kjo është detyrë e kryetarit të Qeverisë”, tha për KP.

Ndërsa sa i përket ftesës së Kurtit për t’u koordinuar me partitë opozitare rreth procesit te dialogut, ai tha se AAK është gjithmonë e hapur kur janë në pyetje interesat e Kosovës.

“Aleanca si parti parlamentare i kryen obligimet e veta të gjitha në parlament në të gjitha situatat, është e hapur të bisedojë për interesat e Kosovës”, tha ai. Haradinaj këto komente i bëri pas homazheve në Gllogjan të Deçanit, në nderim të heroit Agim Selmanaj, i cili ra heroikisht më 1 maj të vitit 1999.
“Agim ka qenë prej luftëtarëve më të hershëm, ka qenë një grup i të rinjve luftëtarë në atë kohë së bashku edhe me Dautin pra kanë qenë edhe para daljes publike të UÇK-së, ka qenë i mobilizuar pra ka qenë ushtar ndër të parët në UÇK… Ndërsa në luftë Agimi ka qenë prej më të zotëve, i ri i shkathtë i zoti i patrembur nuk ka asnjë vend luftim qe ai nuk ka marr pjesë deri në ditën e rënies 1 maj 1999 në prag të lirisë”, tha ai.



1 Comment

  1. Ata që mbushnin radhët dhe xhironin goma makinash, ata kanë ikur kushedi se ku, as telefonat nuk i hapin më. Të tjerët që i thonë vetes ‘truri i PD’ po shuajnë njëri tjetrin. Kritikët e kryetarit të PD kanë ardhur te porta e selisë që ka qenë shtëpia e Oficerëve (Pse vallë i thonë ‘Shtëpi e Lirisë’, hajde gjeje!) dhe kërkojnë të dalë kryetari. ‘Demo ti e Demo unë/ Dil Lulu se kam pak punë!’. Luli nuk del, por lëshon kasnecët që të sulmojnë ata te porta. Partitë staliniste, gjithmonë, i grijnë nga brenda ‘trockistët’ që kërkojnë dorëheqjen e kryetarit. Do t’i grijnë dhe do të vetë-grihen edhe këta! Në Partinë Demokratike, njëra palë ka ngrënë palën tjetër, komunistët kanë ngrënë komunistët, sigurimsit kanë shqyer sigurimsit, demokratët kanë rrahur demokratët. Ka ardhur edhe Stresi me të atin, dhe kanë nisur t’i rrahin këta që luftojnë te porta e ‘folesë’. PD e Berishës e ka në ADN rrahjen dhe dhunën. Në tokën shqiptare nuk kanë lënë njeri të gjallë nga ata që i kanë ‘bezdisur’ në folenë e pushtetit, por deri në Bruksel kanë rrahur ‘zogjtë e mëdhenj kundërshtarë’. Në një nga hotelet luksoze të Evropës, Izeti rrahu ministrin e Jashtëm Sereqi, ndërsa në një hotel tjetër Saliu i Stresit rrahu ministrin Milo. Brukseli nuk do të bëhej kurrë fole e shqiptarëve derisa këta rrahës të mos izolohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *