• |
ide | kryesore

Gjyqtari i njohur ndërron jetë nga Covid-19, kolegët: Ikja e tij na trishtoi shumë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Gjyqtari Durim Kadiu ka humbur betejën me koronavirusin, pas disa javësh i infektuar nga virusi. Lajmin e ka bërë të ditur miku i tij Kastriot Dervishi i cili shkruan se nuk mund ta besojë vdekjen e mikut të tij. Një mesazh ngushëllimi ka shkruar edhe Gjykata e Lartë që thekson se ndarja e tij nga jeta ka trishtuar shumë bashkëpunëtorë të tij në Gjykatën e Lartë.


“Z. Kadiu ka ushtruar detyrën e gjyqtarit prej vitit 1994, ka drejtuar Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë, Kabinetin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe vitet e fundit ka punuar si ndihmësmagjistrat në Gjykatën e Lartë.  Ndarja e tij nga jeta, ka trishtuar shumë bashkëpunëtorë të tij, kolegë e miq në Gjykatën e Lartë.”, thuhet në postimin e Gjykatës në rrjetin social Facebook.


 

3 Comments

  1. Kushe di sa male me leke varfanjakesh, sa apartamente e prona u ka lene pasardhesve..Per mendimin tim duhet ta shpallim zo kombetare, si per Finon!

  2. “O Zot me mbaj doren kur nuk kam c’te shkuaj, qe te mos shkruaj budalliqe”.
    Ju qe komentoni e njihnit apo niseni nga striotipi? Turp te keni per komentet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu