• |
ide | kryesore

Marku dhe Gjekmarkaj i kërkuan Bashës të nisë protestat, kreu i PD zbulon planin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ka përfunduar takimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me kandidatët për deputetë të kësaj force politike në zgjedhjet e 25 prillit. Në takim ishin edhe kandidatët fitues edhe ata që nuk mundën të sigurojnë një mandat.


Burime nga takimi bëjnë deputeti i zgjedhur në Lezhë, Mark Marku ka kërkuar në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura që të nisin protestat popullore. Kjo është mbështetur edhe nga kolegu i tij Agron Gjekmarkaj.


“Protestat mbeten alternative. Do të luftojmë kudo, në rrugë, në Parlament. Ata që kërkojnë dorëheqjen e Bashës janë shërbyes të Edi Ramës. Nuk do t’i njohim zgjedhjet, por do të jemi në Parlament”, – është shprehur Marku.

Basha nuk është distancuar nga ky skenar, por nuk ka dhënë një vendim përfundimtar se çdo të ndodhë. Kryedemokrati ka deklaruar se fillimisht duhet të përfundojnë procesin e mbledhjes së provave për të faktuar sipas tij masakrën zgjedhore dhe më pas do të flasin me forumet për hapat e ardhshëm, duke nënkuptuar hyrjen në parlament apo edhe çështjen e kryetarit.

“Ne duhet të përfundojmë gjithë procesin e mbledhjeve te fakteve për masakrën elektorale në lidhje me zgjedhjet dhe pastaj do të flasim me forumet përkatëse për hapat e ardhshëm,” – ka thënë Basha.

Mbledhja në selinë blu ka zgjatur më shumë se një orë. Ky takim ishte orientues, ku Basha i ka udhëzuar demokratët se si duhet të vijojnë betejën politike. Basha mësohet se u është drejtuar kandidatëve me fjalët se lufta do të vazhdojë deri në fitoren përfundimtare.

“Pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë të kryer nga Rama-Doshi, ne sollëm një arritje të madhe për partinë tonë dhe për vendin tonë. Ne, pa hequr dorë nga vlerat tona, u bëmë më të fortë kudo.

Tani do të luftojmë me të gjitha fuqinë tonë derisa në fitore. Fushata jonë nuk ka mbaruar, ajo vazhdon me energji maksimale. Unë do takoj njerëzit në terren, për t’i falënderuar, për të biseduar me ta, për t’i dëgjuar, duke ju kërkoj që edhe ju të bëni të njëjtën gjë në ditët në vijim. Së bashku do të fitojmë!” – mësohet të ketë thënë Basha. ©LAPSI.al

9 Comments

    1. O te varsha karin ne fyt mer baxhell muti. Keta mund te jene legenat me te medhenj por si ato robqiret patronazhiste e narcokriminela, nuk jane.

  1. Mua me duket se nisja e protestave duhet te behet me nje kerkese dhe objektiv specifik te shprehur qarte dhe opozites i mbetet detyra per ta caktuar perpara se te ftoje popullin. Faktimi i vjedhjes se zgjedhjeve eshte i mjaftueshem qe inati dhe revolta te derdhen ne rruge, por protesta duhet te shkoje pertej kesaj dhe duhet percaktuar paraprakisht ku synon. Ne fakt kjo duhet te shkoje edhe pertej PD-se dhe te mberrije sa me shume nga ai 80% qe e refuzon Ramen, ose qe refuzon diktaturen per te qene me te sakte. PD-ja, e dobet ose e forte, eshte akoma e vetmja mundesi per te organizuar dicka kunder te keqes absolute. Mundesisht me nje lider tjeter por ne kete derexhe pafuqie qe jemi si shoqeri nuk kemi luksin me i vene kushte as PD-se.

    1. Po c me duhet mua u vodhen apo jo zgjedhjet. Nuk rrihet edhe 4 vjet te tjera ne opozit. Edhe sikur mos ti ket vjedh, rama duhet te ik. Opo s duheshin ber zgjedhje fare, te vinte direkt pd ne pushtet. Boll 8 vjet njeri 8 tjetri.
      Apo e kam gabim o neri?
      Me thuaj se ty ta degjoj fjalen, je shejtan i squt ti. Ke disa ide gjeniale ti, ca kinezerira. Qe vetem ti dhe prof. mark marku mund ti thot. REVULUCION thon idiotet. Qe fjalen e kan mesuar por kuptimin sja din. Kunder kujt do besh REVULUCION, o idiot. Me mua me komshinjt me kushurinjt me vellain me kolegun?????

  2. Te dy keta i kane kerkuar Bashes protesta.
    Kush jane keta?! Ca peshe kane ne PD?! Sa te vjeter jane qe te ndikojne te vija partise. Ky Gjenmarkaj zinte be qe nuk do behem deputet i PD, se ska konflikt interesi kur komentonte. Nuk ka PD me te sakte se keta. Api te shpetojme koken e kryetarit. Se shikoja Griden dje, tamam gridare. Zot na ruaj. Na kane vjedh votat thote, e nuk sheh nga vetja “larg qofteme e pas ne shpi”.

  3. Gjek Marku dhe Mut Marku
    Ça prisni nga dy Kaçoret nga Kaçinari
    E pike e zeze me keta iken Topalli, Patozi, A Imami, E Selami, I Rusmaili, M Bregu, E Harxhi, dhe shume figura te tjere dhe vine keta bythqirat ( MARKAT) dhe vene kushte
    O kuku bre oi oi oi oi
    O PD Te kame dhjere mos ta pafsha ate dere

  4. Do me thene ne qe duam qe Basha te jape doreheqjen edhe si prove demokracie ne Parti, Qenkemi sherbetore te Rames?? A jane ne vete keta delirante?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu