• |
ide | kryesore

Vrau gruan e tij dhe plagosi 2 kalimtarë, del fotoja e ish-policit në Elbasan

Arkiva, Lajme, Të fundit



Personi që shihni në foto është Koço Buzo, i cili vrau sot bashkëshorten e tij. Ngjarja ndodhi pranë Gjykatës së Elbasanit.

58-vjeçari më herët kishte qenë polic, ndërsa kishte dalë në pension. Buzo, qëlloi për vdekje me kallashnikov gruan e tij, Liljana Buzon, ndërsa aksidentalisht u plagosën dy kalimtarë që tentuan të parandalonin ngjarjen.

Fill pas krimit të rëndë, autori është ndaluar nga policia. Aktualisht policia ka nisur hetimet, ndërkohë që do të marrë në pyetje edhe 58-vjeçarin, i cili tashmë kishte dalë në pension. Çifti kishte nisur procedurat e divorcit, ndërsa viktima e kishte denoncuar për dhunë burrin e saj, i cili sot i mori jetën. Mësohet se viktima ka lënë pas tre fëmijë, një vajzë 26-vjeçare si dhe dy djem, 20 dhe 18-vjeçar.



3 Comments

  1. ky eshte psikopat o njerez
    shkoni te psikologu per te mesuar per vampiret mes
    nesh para se te lidheni apo martoheni !!
    keta jan djaj qe shfaqen si njerez !!

  2. ky eshte psikopat o njerez
    shkoni te psikologu per te mesuar per vampiret mes
    nesh para se te lidheni apo martoheni !!
    keta jan djaj qe shfaqen si njerez !! !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *