• |
ide | kryesore

Laborator kanabisi në Lushnje, 3 të arrestuar dhe 3 të shpallur në kërkim: Mes tyre edhe 2 punonjës të OSHEE

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia në Lushnje ka goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në ambiente të improvizuara si laboratorë. Mësohet se me finalizimin e operacionit të koduar “Krutja”, u zbulua një laborator kanabisi i përshtatur në një ndërtesë në këtë fshat, rast për të cilin janë arrestuar të paktën tre persona.  Ervin Rista ishte pronari dhe organizatori i laboratorit të drogës në Lushnje, i përshtatur në një godinë karburanti që ishte lënë jashtë përdorimit që nga 2004. 45 vjeçari, banues në Tiranë është shpallur në kërkim pasi kishte përshtatur këtë godinë në një laborator për kultivimin e kanabisit nëpërmjet ngrohjes me llamba, ndërkohë që në kërkim janë edhe 2 bashkëpunëtorët e tij, Lirim Serdani 54 vjeç dhe Igli Borova 27 vjeç.

Nga ana tjetër, në pranga ka përfunduar vetëm një person, i cili u kap në flagrancë në momentin e operacionit të anti-drogës. Ai është Mario Çela 40 vjeç, banues në Lushnje, teksa e kanë “pësuar” edhe 2 punonjës të OSHEE-së. Bëhet fjalë për Mestan Zoto 64 vjeç dhe Vilsi Liçi 23 vjeç, pasi nuk kanë kontrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike në karburant.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *