• |
ide | kryesore

F1/ Parakalimi gjashtë xhiro nga fundi vendosi në Barcelonë: fitorja e tretë në 4 gara për Hamilton

-Instant, Sport



GP i Spanjës vendoset nga parakalimi pa mundësi replike e Lewis Hamilton ndaj Max Verstappen gjashtë xhiro nga fundi. Red Bull reagoi kur ishte tepër vonë ndaj zgjedhjes së Mercedes për të bërë ndalesën e dytë. E pamundur për holandezin t’i rezistojë rivalit të tij. Valtteri Bottas kompletoi podiumin, në këmbët e të cilit ndalet Charles Leclerc me Ferrarin.

Nuk është vetëm fitorja e tretë e sezonit në katër gara, ajo që Mbreti i Zi ka arritur në Circuit de Catalunya: është në fakt përpjekja e parë e vërtetë për tu arratisur drejt titullit të tetë. Në fakt, janë gjashtëmbëdhjetë pikë (ekuivalenti i një vendi të katërt “të bollshëm”) avantazhi i Hamilton ndaj Verstappen në klasifikimin e përgjithshëm: 94 me 80. Suksesi i kampionit në fuqi erdhi në fund të një GP të fituar “nga strategjia” por edhe përvojës dhe qëndrueshmërisë. Stafi i skuderisë gjermane u treguan largpamës duke zgjedhur – në mes të garës – për të adaptuar taktikën me nevojat e momentit, duke ditur që ata mund të mbështeten në talentin e numrit një të tyre. Anglezi në fakt, pas ndalimit “vendimtar” në box në xhiron 42 – filloi të kryente xhiro të shpejta njëra pas tjetrës. U kuptua nga të gjithë se Verstappen nuk do të kishte asnjë shans në duelin me Hamilton në fund të garës. Mercedes besonte se W12 e numrit 44 do të shfaqej në pasqyrat e Red Bull të Verstappen në xhiron e fundit.

Por Lewis arriti RB16B e Max në të 59 nga 66 xhiro të planifikuara dhe në kalimin e vijës së finishit iu vendos në krah… dhe e parakaloi në kthesën e parë, duke dëshpëruar hollandezin që udhëhoqi për një pjesë të mirë të garës. Hamilton dhe Mercedes u treguan perfektë, Verstappen i jashtëzakonshëm në çdo fazë të garës së katërt të Botërorit, skuadra e tij dicka më pak: për vonesën në reagimin ndaj lëvizjes së Mercedesit dhe gjithashtu për një ndalesë të parë të gjatë të paktën dy herë sa ishte e nevojshme.

Në podium edhe Valtteri Bottas që drejtoi në finish në vendin e tretë W12, në përfundim të një performance të nisur pikërisht në atë pozicin reshtimi, që do mundohet ta përmirësojë në etapën e ardhshme të Botërorit, pas dy të dielash në Montekarlon e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *