• |
ide | kryesore

Mbetjet e raketës kineze bien në Oqeanin Indian (Video)

-Instant, Lajme, Planet



Mëngjesin e kësaj të diele fatmirësisht mbetjet e raketës kineze që u kthye në një kërcënim për të gjithë një ditë, më parë kanë rënë në Oqeanin Indian.

Mbetjet e raketës kineze me peshë 21 ton kanë rënë në perëndim të arkipelagut të Maldiveve.

Mbeturinat e raketës së Long March 5B kishin bërë që disa të shikonin me ankth qiellin pasi u lëshua më 29 Prill nga ishulli Hainan i Kinës, por Zyra Kineze e Inxhinierisë Hapësinore të Drejtuar tha se shumica e tyre janë djegur në  atmosferë.

Ndërkohë nëpër shumë media qarkullojnë pamjet e momentit të rënies së raketës në perëndim të arkipelagut të Maldiveve.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *