• |
ide | kryesore

Milan humbet Ibrahimovic për dy ndeshje: rezonanca të martën vendos për Europianin

-Instant, Sport



Akoma e gjitha për tu zbuluar shkalla e dëmtimit të pësuar nga Zlatan Ibrahimovic në fitoren e Milan ndaj Juventus një ditë më parë, por kampionati për suedezin mund të ketë mbaruar. Gjuri është ende i fryrë, kështu që rezonanca magnetike që do të sqarojë kohët e rikuperimit do të kryhet të martën. Zlatan sigurisht që nuk do të jetë në fushë kundër Torinos.

Kohët e rikuperimit nuk janë ende të sigurta por një kthim i mundshëm në fushë nuk do të ndodhë përpara ndeshjes kundër Cagliarit të dielën, edhe pse me shumë mundësi edhe atëherë është shumë shpejt. Shumë do të varet edhe nga ecuria e kuqezinjve drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve, nëse klasifikimi e lejon, Ibra gjithashtu mund të rikuperohet me qetësi, veçanërisht nga perspektiva evropiane.

Mg Torino 09/05/2021 – campionato di calcio serie A / Juventus-Milan / foto Matteo Gribaudi/ Image Sport
nella foto: Zlatan Ibrahimovic infortunio

Optimizëm nga ana tjetër për Brahim Diaz pas tërheqjes munskulare në fundin e ndeshjes në Stadium. Spanjolli duhet të ribashkohet me grupin në prag të ndeshjes kundër granatave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *