• |
ide | kryesore

Asfiksimi i minatorëve prej rrjedhjes së gazit, reagon Ministria e Infrastrukturës

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur këtë ytë martë në një minierë në zonën e Bulqizës ku si pasojë tre minatorë u asfiksuan nga gazi.

Në reagimin e saj për mediat ministria bën me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Re Batër, Qarku Dibër, e cila shfrytëzohet nga shoqëria “Xhireton” shpk, me Leje minerare nr. 479/2, ka ndodhur një aksident.

Sipas ministrisë nga të dhënat paraprake të inspektimit të vendngjarjes, rezulton se gjatë saldimit në nëntokë të një vagoni mineralesh është çliruar gaz nga gjeneratori i përdorur dhe si rrjedhim mekaniku SH.D., 45 vjeç ka humbur ndjenjat. Pranë tij ka qenë edhe një punonjës tjetër, i cili gjithashtu ka pasur shqetësime.

Ndërkaq prezent në vendin e ngjarjes, në një distancë më të largët kanë qenë 3 punonjës të tjerë, të cilët u kanë ardhur në ndihmë kolegëve të tyre, duke i nxjerrë jashtë galerisë.

“Në datë 11 maj 2021, rreth orës 12:30, në galerinë Nr.1240, Zona e Re Batër, Qarku Dibër, e cila shfrytëzohet nga shoqëria “Xhireton” shpk, me Leje minerare nr. 479/2, ka ndodhur një aksident.

Nga të dhënat paraprake të inspektimit të vendngjarjes, rezulton se gjatë saldimit në nëntokë të një vagoni mineralesh është çliruar gaz nga gjeneratori i përdorur dhe si rrjedhim mekaniku SH.D., 45 vjeç ka humbur ndjenjat. Pranë tij ka qenë edhe një punonjës tjetër, i cili gjithashtu ka pasur shqetësime.

Prezent në vendin e ngjarjes, në një distancë më të largët kanë qenë 3 punonjës të tjerë, të cilët u kanë ardhur në ndihmë kolegëve të tyre, duke e nxjerrë SH.D., jashtë galerisë. Ai është dërguar me helikopter në drejtim të Tiranës, për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që punonjësi tjetër është dërguar në spitalin e Bulqizës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në galeri nuk ka pasur shembje dhe as minatorë të bllokuar.

Grupet e AKSEM, Inspektorati i Punës dhe Policia e Shtetit janë në vendngjarje dhe po vlerësojnë rrethanat e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e ministrisë.



1 Comment

  1. Epo kjo .. e saldosh brenda ne minjere . Dihet qe gjate saldimit krijohen garzra te rrezikshme. Ku do shkonin ato gazrat kur je nja 500 metra nen toke ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *