• |
ide | kryesore

Kadilli mesazh demokratëve: Është koha e një projekti të ri politik, për një opozitë të re

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Anëtari i kryesisë së PD dhe kandidati i shpallur për kryetar të kësaj partie, Fatbardh Kadilli publikoi një video-mesazh ku deklaron se tani është koha “të jemi të vërtetë me veten si demokratë. Të ofrojmë një qasje të re. Një projekt të ri politik për Partinë Demokratike. Një opozitë të re”. 

“Demokratë dhe mbështetës të PD, më e keqja ndodhi. Një kundërshtar diabolik u rikonfirmua në qeveri. Ne demokratët e shohim veten përsëri në opozitë. Hymë në këto zgjedhje me shpresë, por bashkë me shpresën nxirrte kokë dhe dyshimi se nuk ishte bërë sa duhet”, thekson ndër të tjera anëtari i Kryesisë, Kadilli, ndërsa për Bashën thotë se “dihet kush është’, “nuk është koha për t’u fshehur pas diabolizmave, hileve dhe arrogancës së tij”. 

Fjala e plotë: 

Demokratë dhe mbështetës të PD, më e keqja ndodhi. Një kundërshtar diabolik u rikonfirmua në qeveri. Ne demokratët e shohim veten përsëri në opozitë. Hymë në këto zgjedhje me shpresë, por bashkë me shpresën nxirrte kokë dhe dyshimi se nuk ishte bërë sa duhet.

Cili demokrat nuk u shqetësua deri në lodhje nga vonesat e lidershipit, nga mungesa e ekipeve politike në terren? Cili demokrat nuk u lodh deri në rraskapitje nga paqartësitë e lidershipit? Nga mungesa e informacionit për çdo vendim të rëndësishëm?

Cili demokrat nuk u rraskapit deri në stërmundim pse nuk u mobilizuan gjithë energjitë, gjithë faktorët dhe gjithë individët që mund të sillnin ndryshimin?

Të gjitha dyshimet tona, që i ngritëm me ndershmëri mes nesh, nga anëtari më i thjeshtë, te drejtuesit e degëve e deri në qendër, janë sot pasqyra ku shohim fytyrën e humbjes. Të gjitha mëdyshjet dhe shqetësimet që i ngritëm liderit, me besnikëri, që të na dëgjohej zëri, ranë në një vesh shurdhër.

Ato janë sot, kjo e sotme pa të ardhme të qartë. Kundërshtari është ai që është: një dhe i pandryshueshëm. Por, nuk është koha për t’u fshehur pas diabolizmave, hileve dhe arrogancës së tij.

Ai ashtu është dhe ashtu do të jetë përsëri. Edhe në përballjen e radhës edhe në zgjedhjet e tjera, ndryshimin e kundërshtarit e bëjmë duke ndryshuar së pari vetë.

Duke bërë pyetjen: a duhet të ndryshojmë diçka apo të vazhdojmë kështu se jemi mirë? Është koha të jemi të vërtetë me veten si demokratë.

Të ofrojmë një qasje të re. Një projekt të ri politik për Partinë Demokratike. Një opozitë të re. Për të gjithë. Me të gjithë. Gjithkund dhe gjithherë.



9 Comments

  1. Ti je i mbaruar o vegel ?!Ti,çalamani,kulluri,imami hajdut dhe ndonje tjeter si ju jeni thjesht mjerane dhe argate te regjimit kriminal !
    Çfare bere ti dhe keto lloj parazitesh per te fituar PD ?!Nese do merrje qofte dhe nje dite pjese ne fushaten elektorale,flas ku merren votat,do e kuptonit se asnje nga ju çapaçulet e sponsorizuar nuk do te sherbente kaq turpshem !
    Ka ndodhur baterdi elektorale nga shteti o legene te degjeneruar,e keni provuar ne kurriz ju kete,sherbyes te ndotur !?Zero !
    Nje bande kriminale ne pushtet ne bashkpunim me bandat e rruges ishin nje sebashku ne plaçkitjen e votes !
    Si i mori i biri i qifes 700 e ca vota ne njesine 11 ?Kush e drejtonte fushaten e tij ne Laprake,Koder Kamez apo Breg Lumit ?
    Ne Laprake,te gjithe mallistet,drogaxhinjte dhe shperndaresit e droges ishin nga mengjesi ne darke ne levizje ?Keto te majte e te djathte ne vite,pa dallim thjesht bandite lokal o mjerane dhe shteti ishte aty dhe syte e mendjen i kishin bashke me ta !!!
    Ne Koder Kamez,e drejtonte vete Ilir Nazari,besoj se ky emer flet vete ju kujton vrasjet kriminale ne Laprake dhe Tirane nder vite!!
    Ne Breg te Lumit,po e njejta metode por bashke me rrugeçer,shperndares droge,malliste,hajdute kishte dhe “doktorr ” qe presin emrimet se shpejti ne pozicione me leke shume !!!
    O plehra qe hani mut kot se humbi opozita,nuk ka shance te fitonte askush ne bote nese per nje zone si Laprake nder me te varferat ne Shqiperi te shperndahen 20000 litra nafte nga e premtja date 23 ne te shtune date 24.04.2021 dhe mori aq sa mori,50 litra nafte Alpet,tollona per nje vote,perpos lekeve te termetit,punesimeve pafund,shtesave e ndertimeve pa leje apo ndertime rishtaz,legalizimeve mbi gjurmen e unazes se re,asfaltit elektoral te Taulant Tushes,ndriçimit te Erion Plehut ne fushate ,parave Kesh ne shtepi,miellit te marketet e lagjeve qe shperndante banda e PS-se !!
    Ju plehra qe flisni per projekte te reja ne PD e ku ta di une se çfare jeni ndyresira qe nuk vleni asgje,ju jeni te mbaruar dhe e dini dhe vete,familja juaj po e po !!!
    Me nje shtet ne sherbim te votes,per te blere e devijuar vullnetin e popullit,Partia Demokratike eshte super,super force politike,me e forta opozitare e rregjimeve kriminale ne Europe,Azi e ku te doni Ju,te pavlere !
    V.O :Nese doni ju jap dhe te dhenat e mia,te pavlere,e sherbetore te se keqes !

  2. Po ky qukapiku kur doli nga teatri i kukullave?
    Nuk behet vendi me spiuna e bij spiunash.
    Koloni e sudanit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *