• |
ide | kryesore

TikTok/ Filtri i përmbysur po dëmton shëndetin e të rinjve

-Instant, Paparazzi, Slider

Tani për tani në TikTok, njerëzit nuk janë fiksuar një produkti të ri kozmetik, një kërcimi, truku bukurie, apo një sfide, ata janë fiksuar pas analizimit të “papërsosmërisë” së fytyrave të tyre. E gjithë kjo falë një filtri viral.


Filtri që tregon reflektimin tuaj të pasqyruar – ose më qartë tregon si ju dukeni te njerëzit e tjerë – tani ka mbi 316 milionë shikime në hashtag dhe mijëra video nga përdoruesit që e provojnë atë. Disa njerëz befasohen nga simetria e fytyrës së tyre, ndërsa të tjerët tronditen nga sa e ndryshme është pamja e tyre kur vendosin dhe heqin filtrin.


“Kam qarë në shtratin tim për orë të tëra pasi kam përdorur këtë filtër,” shkroi një përdoruese. Një tjetër tha: “Tani e di pse askush nuk mendon se jam e bukur”.

Edhe pse mjekët pretendojnë se është gati e pamundur të kesh simetri të përsosur të fytyrës, filtri i përmbysur (inverted filter) në TikTok duket se po dëmton vetëbesimin e njerëzve dhe shëndetin e tyre mendor.

Më poshtë disa ekspertë tregojnë pse ndodh kjo.

Si funksionon filtri i përmbysur

Ndërsa filtri i përmbysur nuk e ndryshon pamjen tuaj në asnjë mënyrë, ai po luan me perceptimin tuaj për veten, thjesht duke jua treguar atë në një mënyrë që zakonisht nuk mund ta shihni.

“Ajo që të gjithë të tjerët shohin kur të shikojnë, është e kundërta e asaj që sheh të pasqyruar në pasqyrë,” tha për POPSUGAR Azza Halim, një anesteziolog dhe estetist i certifikuar nga Florida. “Kur shikoni veten në një pasqyrë, ju shihni një ‘imazh të pasqyruar’, kështu që në sytë tuaj kjo është pamja normale që prisni të shohin të tjerët”.

1 Comment

  1. Nuk eshte puna se zbulojne asimetrite sepse pasqyra nuk i zhduk asimetrite por thjesht i ndryshon drejtimin. Ndryshimi eshte tek efekti psikologjik, sepse njerezit duke u pare gjithe jeten ne pasqyre jane mesuar me asimetrite qe shfaqen aty dhe nuk i bejne me pershtypje, por kur kthehet objektivi ato asimetri behet serish te dukshme dhe efekti psikologjik eshte shkaterrues. Nese do fillosh te besh vetem foto te permbysura do skandalizohesh nga pasqyra pastaj. E verteta eshte se te tjeret nuk na shohin as ashtu sic e shohim veten ne pasqyre dhe as sic na duket ne kur e permbysim imazhin me keto filtrat qe ne fakt i ka cdo telefon dhe nuk ke nevoje per tik tok. Ndoshta e vetmja menyre per te kuptuar sesi te tjeret realisht na shohin eshte nese ata jane te afte ta vizatojne portretin qe shohin saktesisht. Pastaj ketu ka ekzagjerim sepse filtri thjesht jep pamjen qe ne shikojme ne nje foto normale me aparat, pra jo selfie. Nuk besoj se ka njeri qe nuk ka pas nje foto normale para se te provoje filtrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu