• |
ide | kryesore

Zbardhen replikat në Kryesi/ Basha: Në PD ka vend për të gjithë. Kadilli: Ti duhet të ikësh

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Zbulohen detaje nga mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike që është mbledhur rreth orës 17 të së dielës me dyer të mbyllura. I pari mësohet të ketë folur kryetari Lulzim Basha i cili ka thënë se në këtë parti ka vend për të gjithë, por theksoi se nuk mund të ketë vizione të ndryshme për vjedhjen e zgjedhjeve.


“Në këtë parti ka vend për të gjithë, ka vend për idetë e gjithsecilit mbi mënyrën se si duhet çuar përpara beteja me regjimin Rama-Doshi. Megjithatë, kam bindjen dhe ndjesinë e fortë se nuk mund të kemi vizione të ndryshme mbi 25 prillin.


Sepse nëse zgjedhjet e 25 prillit janë një episod që do të mbulohet nga turpi në historinë e pluralizimit, nëse e kemi të qartë se 25 prilli ishte masakra më e madhe zgjedhore në historinë e pluralizimit, atëherë nuk mund të pranojmë që gishti duhet drejtuar në këtë sallë, përpara se ta drejtojmë te kundërshtari që kemi përballë.

Përndryshe nuk bëjmë gjë tjetër veçse i japim një dorë kalcifikimit të antivlerave të ndërtuara me poshtërsi nga ata që kemi përballë, sipas të cilës hajduti quhet i suksesshëm dhe vjedhja fitore”, – mësohet të ketë thënë tha kreu i selisë blu.

Basha tha se është shënjestra e një fushate denigruese që mbahet në këmbë nga një makineri propagandistike e madhe, por tha se beson se Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe jo për një hajdut tjetër të madh.

“E di që është e vështirë, e di sepse e provojë në lëkurën time përditë, këtë përmbysje djallëzore vlerash, pasi jam shënjestra e parë e kësaj fushate denigruese që mbahet në këmbë nga një makineri propagandistike e madhe.

Por unë e mbaj peshën e këtyre sulmeve sepse besoj tek Shqipëria dhe sepse besoj që Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe jo kurrë për një hajdut tjetër më të madh, apo një ortak me të zotë të bandave dhe mafias”, – ka thënë kryedemokrati në fjalën e tij.

Por më pas nuk kanë munguar edhe replikat me disa nga anëtarët. Kandidati për kreun e PD-së Fatbardh Kadilli i ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme kryedemokratit Basha.

“Problemet ne zgjedhje nuk duhet te justifikojne humbjen; per nje pjese te problemeve je vet pergjegjes. Per nje pjese tjeter, ke qene i pazoti ti ndalosh.Lufta per voten behet brenda sistemit; Kjo lufte do vazhdoje sa here te kete zgjedhje; Ne luften per voten ke pasur me shume sukses brenda sistemit se sa jashte sistemit – pervojat: ‘15 me mire se ‘21, dhe keto dukshem me mire se ‘17, apo dhe me keq, nga ‘19..

Nuk je aspak i nevojshem per luften institucionale per voten; kemi ekipin me te mire dhe ekspertize te shkelqyer. Ata qe na dhane fitoren tende ne 2011; luften politike e bejme me nje koncept te ri, me qasje te re dhe me frymezim te ri, me besushmerine, me vertetesine dhe me vendosmerine si tipare qe ty te kane munguar.

Je humbes i perseritur prej defekteve personale; Humbja eshte e jotja- pergjegjesia jotja. Te kemi mbeshtetur duke sakrifikuar identitetin tone dhe profilin politik; karieren dhe cdo gje. Nuk dhe shprese; nuk ngjalle besim; nuk bashkove flukset, profilet, kontributet, por ndave. Kane dale me shume parti nga PD ne vitet qe drejton ti se ne 20 vjetet para teje. Drejtove cdo gje vetem dhe pa forume, pa perfshire askend. 

E ndertove opoziten me kauza rastesore dhe ishe i destinuar te dilje humbes. Braktise shume kauza duke korruptuar besimin e mbeshtetjes; Nuk ndertove raport te qarte dhe besimi me aleatet strategjik; mbete peng i lobimeve private dhe nuk pate asnjehere nje qasjes solide dhe strategjike. Mos u fshih pas mbeshtetjes qe kerkon lart e poshte ne Parti. Edhe Berisha kishte mbeshtetje absolute ne parti, por kishte realizmin te ikte; Ti nuk mund te ndertosh me asgje te re. Nese une jam bartes i nje projekti te ri ti je kujtesa e projektit te shteruar dhe humbjes”  mësohet ti ketë dhënë Kadilli-Bashës. ©LAPSI.al

12 Comments

  1. E vertete , ne ate parti ka vend per te gjithe, por vendi yt duhet lirohet .
    Tani po luan rolin e gjithpershiresit . Para 4 vitesh the se ti do hapje partine . Asgje nuk bere . Thjesht genjeve demokratet.
    Nuk te duket nje cike vone per kete hapje tani ?
    Lulush mos u perdridh si kurvat , por lesho karrigen se ne PD ka plot djem te rinj, te pa perlyer , dhe qe kane mbaruar vertete mastera jasht shtetit.

  2. NESE NUK KA PROTSTA PA LIMIT ATEHERE SHPORRU O BASHA . NUK KA MO BYTH VIÇI . DO EKTHESH PD NE PARTI TE TIPIT LSI , KA MUNDESI QE NUK KAP ME AS 100 MIJE VOTA . PO DO TA SHKATRROSH PD RRI E BEJ FRESK , POR ÇA FAJI TE KA ELEKTORATI O MAVRI?

  3. Kur shikoj qe shkruhet fjala revolucion me shkon mendja qe e shkruan dikush qe revolucionet i ka ne gen.Dhe revolucionet ne gen i kane vetem revolucionaret e majte ose me qarte komunistet.Kete fjale se thot nje demokrat.Demoktati ka ne gen lirine dhe zgjedhjet e lira por dhe protesten kur duhet por jo revolucionin.Sepse jane patriote dhe jo antishqiptare.

  4. Parti Demokratike s’ka pas kurrë zgjedhje: as kur e larguan Ed Selamin refugjat në amerikë, as kur i hoqën imunitetin Azem Hajdarit, as kur sulmuan Sokol Olldashin, as kur rrahën Neritan Cekën, as kur masakruan Arben Imamin, as kur hodhën rrugve Gramoz Pashkon, as kur akuzuan Topallin dhe Patozin…
    – ai duhet tërhiqet sepse ajo nuk është më parti por një shoqēri tregtare SHPK që administrohet nga dy familjet Berisha dhe Basha. ZotI Kadilli s’mund t’ju marr biznesin familjes Berisha dhe as mund futet ortak me ata.
    – ai duhet tërhiqet sepse aty nuk do zhvillohen zgjedhje por një përsëritje e skenarit 2017 Basha-Selami ku do garohet dhe kutitë do mbushen.O gimi e ka thene salih karaxhic berisha revolucioni demokratik do të beje qe pd të vij ne pushtet o gimi lepirsi

  5. megjithese nuk ka respekt pe Kardillin ka thene nje gje me vend. Lulekuqja e Sorrosit ka humbur 5 here ne zgjedhje dhe sduhet te kete me moral te drejtoje ate Parti perndryshe cdo gje eshte farse

  6. Jam pro Bashes me gjithe shpirt, por Kadili ka te drejte! T’i jepet shanci te drejtoje ai, ose Imami, ose Nishani kushdo tjeter mjafton qe Partia te kete rotacion ne drejtim, eshte parim demokratik..nuk ja dole, kane 8 vjet qe vuajne ne opozite, e kuptoj zemerimin e tyre keshtu qe hap rrugen Basha, kaq!

  7. EV, PD ne fitore e con vetem nje njeri, ai eshte Lulzim Basha. Dhikojini pak shifrat e rezultateve ne zgjedhje, PD e ka thyer ne mes Partine e Punes ne bastionet e saj. Mirepo cka ndodh, bandat kane masakruar zgjedhjet neper fshatra! Pastaj Kurrsesi nuk e besoj nje njeri si Fatbardh Kadilli, qe edhe emrin e ka ndryshuar nga Bardh Kadiu ne Fatbardh Kadilli, ish anetar i bordit te organizates se MJAFT dhe anetar bordi i fondacionit SOROS.
    VETEM LULZIM BASHA DO I PRIJE NDRYSHIMIT TE MADH, E KAM THENE DHE DO E THEM ME ZERO KOMPROMIS ME KRIMIN. Sepse edhe PD mund te bashkpunonte me Doshin, Aqif Rakipin, Arben Ndoken, Celen e Elbasanit, Armando Prengen, Ilir Ndrazhin etj… por PD VENDOSI ASNJE KOMPROMIS ME KRIMIN.
    E kam thene dhe e them dhe do ta them… lider i vertet edhte ai person qe e ka mundesine dhe i vjen oferta per kompromis me krimin por I THOTE JOOOOOO dhe ky eshte vetem EUROPIANI LULZIM BASHA…hapni syte o njerez mundesia per fundin e tranzicionit eshte shume afer, patjeter ka qene shume beteje e veshtire, te luftosh me kete bande por ju ftoj te mendoheni pak cka ndodhur keto 8 vite….pasi te mendohemi ne menyre te kthjellet vertete do e kuptojme qe sduhet ta humbim mundesine per dhenien fund te tranzicionit shqiptar dhe hapjen e nje drite jeshile te Shqiperise ne zemren e Bashkimit Europian….zgjedhjet te parakohshme do kemi se afermi ne marsin e 2022…nje fjale po e them un 😉

  8. Lulzim mos u bej gazi botes. Sa me shume e zgjat doreheqjen me lloj lloj budalleqesh, me shume konsum i jep vehtes. Koha jote mbaroi!
    Kaq e thjeshte eshte.

  9. “Kadilli: Ti duhet të ikësh”

    Duhet të ikësh edhe ti bashkë me Bashën! Ti je një sorrosian i thekur o Kadilli! Kujt kujton se po i hedh hi syve?!

    PD, largoni te gjithë sorrosianët, tradhtarët, qylaxhinjte nga partia juaj! Ristrukturim nga koka te këmbët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu