• |
ide | kryesore

Mustafaj: I nxituar vendimi për zgjedhjet në PD, Jemin Gjana i pabesueshëm

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka dhënë detaje në lidhje me zgjedhjet që pritet që të zhvillohen në anëtarësinë e Partisë Demokratike për zgjedhjen e kryetarit të ri. Mustafaj në fjalën e tij në studion e “Radar” në ABC është shprehur se PD ndodhet në një gjendje të vështirë dhe shqetësuese. Sipas tij vendimi për zgjedhje ishte shumë i nxitur, për këtë fajëson Bashën se tregon se kërkon që të manipulojë administratën e partisë për të fituar zgjedhjet.


“Gjendja më duket shumë shqetësuese, PD më duket e vdekur e demoralizuar dhe jo ajo që kërkojnë shqiptarët. Jam shumë i shqetësuar sepse një gjë e tillë do të thotë një opozitë jo funksionale. Nuk mund të flitet për një ndarje të PD por ka dy qëndrime të ndryshme brenda PD-së. Ajo që pamë dhe mësuam indirekt, tregon se në Këshillin Kombëtar një pjesë e personaliteteve kanë një shqetësimit të madh dhe unë e kuptoj shumë mirë një gjë të tillë. Unë në 2017 kam kërkuar me forcë dorëheqjen e Bashës, ndërsa tashmë nuk e bëra më pasi ka një kalendar zhvillimesh që duhet ti mbledhë Basha siç ishte dhe mbledhja e fakteve për masakrën zgjedhore të 2021.


Unë kam bindjen se askush më shumë se Basha është më i interesuar që të dalë në pah e vërteta, ai duhet që ta drejtojë këtë proces i mbështetur dhe nga strukturat brenda PD-së. Rëndësi tashmë ka vetëm puna e institucioneve dhe jo ajo që besojmë ne, e rëndësishme është çfarë do të thotë KAS dhe kryekomisioneri. Unë kam besuar se duhet që të tërheqë këtë proces, por jo se do të tregohet kaq i pabesë për të futur Partinë në zgjedhje.

Unë besoja se duhet një kohë më e gjatë për të gjithë kandidatët për të takuar anëtarësinë. Vetëm një proces i ngjashëm si ai që ndodh në SHBA mund ta nxjerrë partinë në dritë. Eksperienca ime dhe kultura ime politike, nuk më lejojnë që të besoj se do të jetë një garë, aq më tepër për një periudhë të shkurtër, një garë që ta mbyllë me Jemin Gjanën një person i pabesueshëm që është i njëanshëm dhe ka sulmuar kundërshtarët e Bashës në 2017. Basha po thellon gabimet që bëri në 2017 për fushatën e bërë për zgjedhjet brenda Partisë”, – tha Mustafaj.

7 Comments

  1. Po prap një deputete e partisë, thoshte i afruan zgjedhjet në qershor, sepse pengohet turizmi në korrik. Besoj jemi në rrugë të mbarë, Basha do ta çojë partinë nga humbja në humbje“, tha ndër të tjera Ristani, ish-kreu i KQZ, kamikaz i vjedhjes së mandatit ‘Basha’ në zgjedhjet e 2011 për Bashkinë e Tiranës.

  2. Z.Mustafa.Ju kam konsideruar një personalitet dhe tepër të ekulibruar.Nuk mund të shprehet çdo gjë në televizion e më tepër të akuzosh një koleg të vjetër me akuza të tilla publikisht.Mos e ktheni Pd në një koshere grerzash!!!Keto probleme zgjidhen brënda në forumeve.Një njeri i thjeshtë nuk i kupton këto gjëra.Kur shef si kanë filluar akuzat e ndërsjellta mendon që aty mendojnë vetëm për karrike.Dhe pastaj shohin në krahun tjetër që nuk i shofin këto gjëra dhe mendojnë që atje ka regull pavarësisht që atje vendos regulli i njëshit si te Pp.

  3. Basha, kopie e shemtuar e rrames! Ky nuk ka bythe si rrama ( edhe pse ky i fundit nuk ka) e ben skuthin e ferrave! Nje kercenim i beri rrama ne fillim te qeverisjes tije me ane te nje mafiozi me emrin Emiliano, qe i tha njeres nga grate e pd- : Thuaj atij kryetarit tend te mos dale me ne balkon se do e pesoje” Qe atehere palluqja i mbushi breket, e nuk ndihet me dhe kete e di mire rrama prandaj ju fut me shpulla sa here qe i teket dhe ky vemje shurohet ne breke! Ky eshte me i lig se rrama sepse ben sikur dhe trdheton ndersa rrama e ka hapur tradhetine dhe vjedhjen, dhe ky palluqe mer pjesen e tije! Nje kundershtare me ngodhalaq rrama as ne endrrat me roze te tij nuk e kish imagjinuar nje te tille, brekembushur! HAP RRUGE O NGORDHJE!!!

  4. O ju qifsha femijet te gjitheve ju qe shkruani ,ashiqar te punesuarit e rames !
    Kush nga ju moter qire e di se cfare perfaqeson jemin gjana per PD!
    Ju qifte kina india brazili,gra femije o kelysha kurvash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu