• |
ide | kryesore

400 kg kokainë, Ambasada e SHBA në Kosovë: Fitore e madhe për sundimin e ligjit

-Instant, Lajme, Të fundit



Ambasada Amerikanë në Kosovë nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter” ka reaguar për kapjen e 400 kg kokainë në Lipjan të Kosovës.

Ambasada shprehet se lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Më tej shton se suksesi përmes partneriteteve globale midis Kosovës, Italisë, Shqipërisë dhe DEA Amerikanë është një fitim për sundimin e ligjit.

“Luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Ju lumtë autoriteteve të Kosovës për konfiskimin e djeshëm të drogës në Lipjan – suksesi përmes partneriteteve globale midis Kosovës, Italisë, Shqipërisë, & DEA-s. Fitore e madhe për sundimin e ligjit”, shkruhet në rrjetin social “Twitter”.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *