• |
ide | kryesore

Mësojnë fatin e tyre pastaj luajnë finalen: FSHF përcakton vendin dhe orën e aktit të fundit të Kupës së Shqipërisë

-Instant, F1, Sport



Të përqendruar në kampionat në kërkim të arrijnë objektiva krejtësisht të ndryshëm, Skënderbeu e Vllaznia mësojnë tashmë edhe vendin dhe orën në të cilën do të diskutojnë trofeun e dytë për nga rëndësia në vend: finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë, do të zhvillohet më 30 maj në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00.

Departamenti i Garave në FSHF hodhi shortin, që përcaktoi edhe KF Skënderbeun si skuadrën pritëse dhe KF Vllazninë si skuadrën mike për këtë finale të madhe. Korcarët, që janë pranë arritjes së shpëtimit në këtë sezon të vështirë, duhet të bëjnë llogaritë me një kundërshtar, që synon titullin kampion, duke qenë vetëm dy pikë larg kreut.

Korçarët kaloi në finalen e Kupës pas fitores ndaj KF Teutës në qytetin bregdetar, ku mundën “Djemtë e Detit” me rezultatin 0-2, me gola të Meksit dhe Elvi Berishës.Ndërkaq, shkodranët fituan në “Loro Boriçi” ndaj KF Laçit, një ndeshje që dhuroi shumë emocione, por vetëm një gol, të shënuar nga Ardit Hoxhaj, i cili i dha biletën për në finale shkodranëve.Kjo është hera e dytë në historine e këtij kompeticioni që këto dy ekipe përballen me njëra-tjetrën. Hera e parë kur këto ekipe janë përballur me njëra-tjetrën ka qenë në vitin 1965, ndeshje e fituar nga KF Vllaznia, me rezultatin 1-0.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *