• |
ide | kryesore

Peshorja e pabartë e konfliktit mes Izraelit dhe Palestinë, numërohen më tepër se 200 viktima në Gaza

-Instant, Lajme, Planet



Pas sulmeve të përgjakshme të së dielës që paraprinë një jave tjetër terrori, Izrael ka vijuar me sulmet ajrore në Rripin e Gazës. Kryeministri Benjamin Netanyahu ishte shumë i vendosur ditën e hënë kur tha se sulmet në territoret palestineze do të vijonin. Kështu, të tjera shpërthime kanë tronditur qytetin e Gazës, teksa luftëtarë izraelitë janë hedhur në mësymje të shtëpive, klinikave dhe godinave qeveritare në Gaza.

Lexo edhe: Rreth 30 sulme ajrore gjatë natës në Gaza, shkatërrohet laboratorin i testeve kundër Covid-19

Nga radhët e Palestinës numërohen të paktën 212 viktima, duke përfshirë 61 fëmijë, që nga nisja e luftimeve afro një javë më parë. Ndërkohë 1500 persona raportohen të plagosur.  Nga ana tjetër, Izraeli numëron 10 humbje jete që pas rinisjes së konfliktit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *