• |
ide | kryesore

Patozi: Sali Berisha një stekë e lartë e politikës shqiptare, rrëzimi i tij është një sinjal i mprehtë alarmi. Kënaqësia e mazhorancës është naive

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Astrit Patozi, ish nënkryetar i Partisë Demokratike ka reaguar për futjen e Sali Berishës në listën e zezë të SHBA. Në një shënim në rrjetet sociale, Patozi e ka cilësuar si “lexim të ftohtë” komentin e tij, ndërsa thekson se me Berishën është ndarë politikisht tetë vite më parë.

Sipas tij, shpallja “Non Grata” e Sali Berishës nuk është një mesazh që i drejtohet vetëm opozitës në Shqipëri. Patozi shprehet se i duket i nxituar dhe naiv kënaqësia e shprehur nga përfaqësuesit e mazhorancës, duke e paraqitur gati si një vepër të tyre vendimin e Departamentit të Shtetit.

“Sali Berisha ishte një stekë e lartë e politikës shqiptare në këto 30 vjet, ndaj edhe rrëzimi i mitit të tij është një sinjal i mprehtë alarmi, i cili duhet të bjerë mbi çdokënd tjetër poshtë këtij niveli, pavarësisht flamurit të partisë, që valëvit sot”, shprehet ndër të tjerë Patozi.

Komenti i plotë:

NJË LEXIM I FTOHTË PËR DËNIMIN E SALI BERISHËS

Me Sali Berishën jam ndarë politikisht 8 vjet të shkuara me bindje të plotë, në shesh të burrave dhe pa hezitimin më të vogël. Arsyet kanë qenë publike dhe të mjaftueshme për një divorc përfundimtar.

Ndaj sot mund të bëja sikur nuk e kisha dëgjuar ose lexuar vendimin kundër tij të Departamentit të Shtetit. Sepse ai sot është në ditën e vet më të keqe dhe nuk do të ishte etike që t’ia shtojë mërzinë, qoftë edhe duke ia përmendur atë që i ka ndodhur.

Por unë mendoj se askujt prej nesh nuk i lejohet që të kthejë kokën nga ana tjetër, pavarësisht ndjesive të shkaktuara prej dënimit kapital të Sali Berishës, që mbërriti jo aq papritur sot nga Uashingtoni.

Në radhë të parë kjo i takon Lulzim Bashës, por edhe çdo politikani tjetër të rëndësishëm në Partinë Demokratike, të cilët e kanë detyrim të shumëfishtë për t’u shprehur. Cilidoqoftë qëndrimi i tyre, i cili nuk ka pse të paragjykohet, sepse duhet mirëkuptuar shkalla e vështirësisë.

Mbase mund të kemi sërish një vendim unanim për ta kundërshtuar atë, njësoj si ai që u muar për djegien e mandateve, por mund të ketë edhe befasi. Kjo nuk është një ngjarje e rëndomtë nga ato që mund të kalojnë pa qëndrim të fortë politik. Natyrisht, dikush mund të zgjedhë të përgjigjet edhe si Tom Doshi, të cilit sa herë i përmendnin problemet që kishte me SHBA, tregonte fotot që ka bërë në Vatikan me Papën, por të gjithë e dimë se si u mbyll pastaj historia.

Nga ana tjetër, unë nuk mendoj se shpallja non grata e Sali Berishës është një mesazh që i drejtohet vetëm opozitës në Shqipëri.

Ndaj më duket, në rastin më mirë, naive dhe e nxitur kënaqësia e shprehur nga përfaqësuesit e mazhorancës, duke e paraqitur gati si një vepër të tyre vendimin e Departamentit të Shtetit.

Sepse Sali Berisha ishte një stekë e lartë e politikës shqiptare në këto 30 vjet, ndaj edhe rrëzimi i mitit të tij është një sinjal i mprehtë alarmi, i cili duhet të bjerë mbi çdokënd tjetër poshtë këtij niveli, pavarësisht flamurit të partisë, që valëvit sot.

Ndaj edhe ky akt duhet konsideruar më shumë si një piketë e re e vendosur në rrugëtimin gjysëmdemokratik të shtetit shqiptar në këto tre dekada. Ndoshta një standart, ku të gjithë ata, që kanë pasur rol të rëndësishëm në vendimmarrje, duhet të ballafaqohen sot e tutje, nuk ka rëndësi në janë në pushtet apo në opozitë.



8 Comments

  1. Qindra qytetarë i kanë bërë thirrje Sali Berishës të lerë mandatin e deputetit dhe të përballet me akuzat që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i renditën ditën e sotme duke e futur në listën e zezë.

    Nëse hyjmë në profilin zyrtar të Berishës në Facebook, dallohen komentet e qytetarëve që i kërkojnë dorëheqjen si deputet i zgjedhur më 25 prill.Steken e larte amerika ta fut ne bythe dhe ta nxjerr ne goje o patoz

  2. Mire do ishte, po nuk duket ashtu. A ka dale Olsi Rama ne pergjimet e laboratorit te Xibrrakes? Te gjithe e dime qe ka dale. Pse nuk eshte hetuar? Sepse Edi Rama e ka penguar drejtesine. Kjo eshte nje replike perfekte e akuzes amerikane ndaj Berishes per pasurim kriminal te familjareve nderkohe qe ai bllokon drejtesine te veproje ndaj tyre. Kur behet fjale per nje vendim si ky mbas pilafit ka shume rendesi te vleresohet edhe personi apo administrata qe e ben. Anthony Blinken eshte ndikimi me i fuqishem qe ka pasur Sorosi ne ndonje administrate amerikane sepse eshte praktikisht familjar i tij, dhe cifutet, sic dihet, jane nder kombet me tribale ne bote. Ne te njejten kohe Blinken eshte nje nga sekretaret me te fuqishem te shtetit te pakten vitet e fundit. Gjithsesi, shpresoj te jete ashtu si thua ti dhe ky te jete fillimi i fundit te korrupsionit te larte ne Shqiperi.

  3. E patos a thua se amerikes

    I plasi bytha per albanistani
    Ky eshte lobim I ramut kristaqit te sorrosi
    Ameriqi a do vetem gjak dhe lek mos e vre shum mendjen patos

  4. Ky lajm vjen si një reflektim i botës perëndimorë ndaj të gjitha padrejtësive të bëra në kurriz të shqiptarëve në 30 vite. Shtetet e Bashkuara pra, nuk i paskan mbyllur sytë para ngjarjeve më të kobshme që ky vend ka përjetuar, nga trazirat e 97, tek Gërdeci dhe 21 Janari. Të gjitha nën qeverisjen e Sali Berishës, personit që edhe në opozitë ka bërë thirrje veç për radikalizim me hunj e zjarre.

    Departamenti Amerikan është kujdesur jo më kot që në listë të fusë të gjithë familjen e ish-presidentit që më pas na u rikthye si kryeministër për ta gjakosur sërish vendin.

  5. Patoz, shko nga Mero Baze e Muc Nano njehere e konsultohu me ta se me ate kategori ANAL-istash mund te gjesh ndonje pershkrim me te mire te ceshtjes.
    E vetmja pune profesionale ne CV-ne tende eshte se ke qene gazetar i nje gazete qe nuk eksiston me!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *