• |
ide | kryesore

Pse Rama nuk flet për shpalljen “non grata” të Berishës nga DASH

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kur Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken lajmëroi përmes një cicërime në Tëitter se kishte vendosur të shpallte “të padëshirueshëm” ish-Presidentin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha ishin të shumtë ata që kujtuan deklaratat e Edi Ramës duke bërtitur në parlament: “Ti Sali e kalon dot oqeanin?” Ngrije kokën dhe përgjigju: “A shkon dot ti dhe familja jote në SHBA?”.

Reagimet pas vendimit të DASH kanë qenë të shumta duke përfshirë vetë Berishën dhe Bashën si dhe një numër të madh të deputetësh të zgjedhur ose jo të selisë blu.

Nga kampi tjetër ka mbetur ende kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, zyrtari më i lartë i mazhorancës që ka folur për këtë çështje.

Vetë Rama që sot ka ditën të flasë gjërë e gjatë duke nënvizuar “a ju thashë?” ka heshtur. Nëse sheh Facebook-un e Ramës gjen vetëm një postim për pastrimin e mjedisit dhe në ERTV një takim me mësuesit. Asnjë fjalë për Berishën. Po Rama pse hesht? ©LAPSI.al

LEXO EDHE: 

Rama e pati paralajmëruar/ Sali Berisha shpallet person non-grata në SHBA

‘Non grata’ në SHBA, reagon Sali Berisha: Ju ftoj të bëni publik çdo dokument për mua e familjen time

Socialistët në ‘ekstazë’ nga vendimi amerikan për Berishën, Xhafaj: Ka SHBA, ka drejtësi dhe ka Zot!

Berisha ‘non grata’ në SHBA, reagon Basha: Vendim pa asnjë bazë konkrete, të bëhet transparencë me fakte e dokumenta



12 Comments

  1. Po i dergon sinjale Berishes qe nuk ka gisht dhe nuk i erdhi nga ai, por me heshtje po drejton nga lalidhjeri qe keto kohe ndodhet ne washington, dhe ne dalje publike me eksponent te Sorosit.

  2. Sorosi nje gje I ze, e per shqiptAret nje cifut shpirkeq qe ka spiunuar shoket e tij cifut te gjermane kete e ka pranuar vet

  3. Ramiu eshte po aq i merzitur sa dhe Saliu.
    Ne fakt Rama po humbet nje kundershar te zgerlaqur, qe i garantonte fitore perjete. Drejtimi i opozites nga baba Sqapi do i jepte fitore te padiskutuar ne zgjedhjet e ardheshme.

  4. Viti 1997 ishte vepër e tij si nxitës i konflikteve civile. Momentet kur kjo ka ndodhur janë të shumta, por tragjedia e 1997 është më e rënda.

    Ai është nxitësi i grushtit të shtetit të 1998, tensionit politik që nuk ju nda Shqipërisë me vite. Por bëmat e tij kaluan kufirin dhe Sali berisha ishte i vetmi politikan që kërkoi shkatërrimin e marrëveshjes së Rambujesë, marrëveshje e cila i dha mundësinë NATO-s të dëbonte regjimin serb dhe të çlironte Kosovën.

    Pa këtë njeri që futi në konflikt komunistët me të persekutuarit, jugun me veriun, shqiptarët me minoritarët, Kosovën me Shqipërinë dhe shqiptarët me perëndimin, Shqipëria do të ishte një vend normal dhe shumë më afër Bashkimit Europian.Nuk plas rames per salihun

  5. Dje, Uashingtoni i tha Sali Berishës “This is it!” Dje administrata amerikane e Presidentit Biden i komunikoi këtij “përbindshi” të politikës shqiptare fundin e vet. Një fund i turpshëm, poshtëronjës, për kreun e shtetit dhe kryeministrin e një shteti aleat të fuqisë më të madhe të globit.

    Për shkak se – dhe në rrethanat në të cilat po zhvillohet reforma në drejtësi në vendin tonë – reforma demokratike më e gjerë, më e thellë, më e vështirë dhe më e rëndësishme në tri dekadat e këtij tranzicioni të tejzgjatur e konvulsiv në Shqipëri, kjo duket se ishte koha më e përshtatshme për t’i treguar vendin Sali Berishës dhe dinastisë së tij, si dhe për t’i dhënë mësimin e duhur jo vetëm familjes politike që ai krijoi dhe udhëhoqi me një dorë të hekurt deri më sot, por edhe tërë klasës politike shqiptare.

  6. per Ramen nuk eshte lajm shum i mir. Rama fal doktor vdekjes eshte ne pushtet, jo se ka merita te vecanta apo ka ber gjera te papara. thjesht fiton duke trembur njerezit me gogolin Sali.

  7. Cudi, Rama hesht, Veliaj ne Washington, Berisha I pa deshiruar, Kurti takohet me Ramen. Cfare po zihet ne kete kazan te QELBUR politik

  8. Cudi, Rama hesht, Veliaj ne Washington, Berisha I pa deshiruar, Kurti takohet me Ramen. Cfare po zihet ne kete kazan te QELBUR politik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *