• |
ide | kryesore

Përdhunonin prej javësh 15-vjeçaren në Mirditë, lihen në burg 5 personat e arrestuar

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 personat e arrestuar të akuzuar për përdhunimin e 15-vjeçares në Mirditë. Konkretisht është dhënë ‘arrest me burg’ për  Artan Kaçorrin 31 vjeç, Albert Mollën 27 vjeç, Ermal Tarazhin 30 vjeç dhe Nikë Lleshin 44 vjeç, ndërsa e njëjta masë është dhënë edhe për 17-vjeçarin me inicialet A.Xh.

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke caktuar “arrest me burg” pa afat për këta persona, ndërsa seanca u mbaj me dyer të mbyllura.

Prova kryesore për organin e akuzës është telefoni i 15-vjeçares, ku janë edhe videot intime, nëpërmjet të cilave personat e arrestuar i bënin shantazh.

Ngjarja e rëndë u bë publike më 18 maj, ndërsa 15-vjeçarja kishte javë që vuante abuzimet. Përdhunuesit dhe e mitura janë nga një fshat i Mirditës dhe banesat i kanë në një distancë të afërt me njëri tjetrin, ndërsa personi i parë që ka abuzuar me të është 32-vjeçari Artan Kaçorri.

Ky i fundit kishte patur lidhje me vajzën dhe në muajin mars madje i kishte blere dhe një telefon për të komunikuar me të. 32-vjeçari i cili është i martuar kishte arritur që të mashtronte të miturën e ta merrte në makinë e më pas ka abuzuar seksualisht me të, duke i bërë dhe video e foto intime të cilat ja ka shpërndarë dhe 4 personave të tjerë mes të cilëve dhe nipit të tij, 17-vjeçarit me iniciale A.GJ.

Përmes video dhe fotove 5 personat kanë arritur ta shantazhojnë të miturën dhe ta detyrojnë që të kryej marrëdhënie seksuale me to në mënyre të përsëritur. 15-vjeçarja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe po mbahet nën kujdesin e Shërbimit Social të Bashkisë Mirditë.



4 Comments

  1. Çfrare kriminelashe keta meritone të varen në litare .. Zoti pafte e pagofte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *