• |
ide | kryesore

Pas viktimave dhe shkatërrimit në masë, Izraeli firmos armëpushimin me Hamasin

-Instant, Lajme, Planet
Izraeli pranon kërkesën e SHBA për të shtyrë pushtimin tokësor të Gazës



Pas 11 ditësh luftë me Hamasin që la mbi 200 viktima dhe mijëra të plagosur Izraeli vendosi që të pranonte një armëpushim në Rripin e Gazës. Egjipti është vendi që ndërmjetësoi për të arritur marrëveshjen e armëpushimit. Detajet e kësaj marrëveshjeje ende nuk janë publikuar.

Një zyrtar i Hamasit tha se armëpushimi me Izraelin do të fillonte të Premten në 02:00. Të dy palët intensifikuan sulmet në 24 orët e fundit në pritje të armëpushimit. Zyrtarët shëndetësorë të Gazës thanë se të paktën 232 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit, duke përfshirë 65 fëmijë, ndërsa në Izrael janë 12 personat që humbën jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *