• |
ide | kryesore

Rusia “sfidon” Defender 21 në Shqipëri, nis stërvitjen paralele ushtarake në Serbi!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në kohën kur në 7 baza të ndryshme ushtarake në Shqipëri po zhvillohet “Defender Europë 21”, stërvitja më e madhe ushtarake në rajonin Ballkanit që nga Lufta e Dytë Botërore dhe më e rëndësishmja në kuadër të NATO-s, Rusia dhe Serbia nisën dhe ato një stërvitje të përbashkët ushtarake pran Beogradit, si për të dëshmuar vendosmërinë e Moskës për ruajtjen e influencës së vet në rajon.

Ministritë e mbrojtjes serbe dhe ruse thanë se trajnimi i përbashkët i rreth 200 trupave speciale do të përfshijë “shkatërrimin e simuluar të një formacioni të paligjshëm ushtarak”, gjuajtjen me municione të vërteta dhe sulmet “anti-terroriste”.

Serbia, anëtare e partneritetit të NATO-s për Paqen dhe që kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Europian, ka vazhduar të farkëtojë marrëdhënie të ngushta ushtarake, ekonomike dhe politike si me Rusinë, ashtu edhe me Kinën.

Në stërvitjen, “Defender Europe 21”, sakaq marrin pjesë më shumë se 28 mijë trupa nga 26 shtete.

Shqipëria ka rol kryesor në këtë stërvitje si vend mikpritës dhe stërvitor, duke vënë në dispozicion disa baza ushtarake ajrore, detare dhe tokësore./ tch



5 Comments

  1. 28 mije pak si e tepruar. Jane as jane 1000 trupa ne shqiperi. Pjesa tjeter eshte ne detin e zi dhe ne balltik. Na i kurseni keto lajme te paskata dhe propaganistike.

    1. Serbia nuk po kalon nen suazen ruse… ata jane nje familje ne gjak, gjuhe e zakone me ruset
      Po me sa duket per nje amerikan gjaku etj jane koncepte te huaja…
      Prandaj edhe ngulin kembe e shpresojne te bejne Serbine me ta me cdo kusht
      Edhe duke na perdorur ne si monedhe kembimi
      Kurse berisha ska asnje lidhje apo peshe ne kete mes

  2. po ca ti bejme tani, o do luftojme kunder berishes

    rusia ate pune ka

    erdogani po aty eshte pas porte

    rama po aty eshte ne sherbim te erdoganit dhe vucicit sa here qe tu duhet atyre

    i vetmi investim perendimor eshte vjosa osmani dhe ai i dyshimti albin kurti ne kosove , keta te pakten rezistuan dhe dolen kunder vucicit, rames, grenellit trumpit dhe state department.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *