• |
ide | kryesore

Detaje të tjera nga atentati në Vlorë, viktima i sapokthyer nga Spanja kishte bërë padi në gjykatë. Kërkonte kompensim për burgun

Arkiva, Lajme, Të fundit



Qyteti i Vlorës është tronditur mbrëmjen e së premtes nga një tjetër atentat. Delon Troqe, 38 vjeç, mbeti i vrarë nga breshëria e plumbave të kallashnikovit rreth orës 21:50 minuta të mbrëmjes së shkuar.

Policia lokale sqaroi se ngjarja ndodhi në lagjen “Pavarësia”, ku fillimisht 38-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë në spital pak momente më vonë.

“Rreth orës 21:50, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. T., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës”, sqaron Policia. 38-vjeçari u ekzekutua pranë servisit të të vëllait.

EKZEKUTIMI

Delon Troqe, ishte pranë servisit të makinave në pronësi të të vëllait, kur u ekzekutua me të paktën 15 plumba kallashnikovi. Dy persona mësohet se kanë marrë pjesë në krimin e rëndë, të cilët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke humbur kështu gjurmët.

Menjëherë pas krimit, një automjet u gjet duke u djegur në zonën e Sherishtës në Vlorë, e cila dyshohet se u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Djegia e automjeteve pas krimit është një metodë e njohur nga grupet kriminale.

“Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Sherishtë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes”, sqaron Policia e Vlorës.

Shërbimet e Policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorëve.

Gjithashtu, janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas, të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

E SHKUARA E VIKTIMËS

Mësohet se Delon Troqe, që u ekzekutua mbrëmjen e shkuar në Vlorë, kishte vetëm dy javë që ishte kthyer nga Spanja. 38-vjeçari, baba i dy fëmijëve, ka pasur probleme të shumta me ligjin më herët, ndërsa rezulton të ketë bërë edhe burg.

Sipas një vendimi të siguruar, Troqe ka bërë një kërkesë në Gjykatën Administrative ku kërkon kompensim për burgim të padrejtë për një periudhë prej 155 ditë, si dhe për 92 ditë kompensim për “arrest shtëpie”. Ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë, por paraprakisht dyshohet për pazare droge.

SHOQËRIMET

Disa persona u shoqëruan për ngjarjen e rëndë menjëherë pas ekzekutimit.

“Gjithashtu, janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas, të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen”, sqaron Policia.

Vrasja që tronditi Vlorën mbrëmjen e sotme është e dyta në harkun e 11 ditëve të fundit.

Bledar Birçaj u ekzekutua me kallashnikov brenda automjetit të tij në lëvizje, ngjarje e ndodhur në mënyrë spektakolare në mes të ditës.

Burime nga Policia thanë mbrëmë se në makinën që u gjet duke u djegur, pas shuarjes së zjarrit, u sekuestruan dy armë, automatikë “Kallashnikovë”, që dyshohet të jenë përdorur në vrasje./Panorama



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *