• |
ide | kryesore

Ç’po ndodh në PD/ Mblidhet kryesia e partisë, Basha largohet nga selia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prej orës 18:00 në selinë e Partisë Demokratike është mbledhur kryesia e saj. ky forum do të shqyrtojë dhe më pas do të miratojë kandidaturat e shpallura për kryetar partie dhe rregullat e propozuara nga Komisioni Zgjedhor për zgjedhjet e 13 qershorit.

Ndryshe nga herët e tjera mbledhja po zhvillohet pa praninë e kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha i cili gjithashtu ka shpallur rikandidimin. Kreu i demokratëve është parë të largohet nga selia blu, për të mos marrë pjesë në mbledhje për shkak të konfliktit të interesit.

Për të drejtuar mbledhjen në vendin e tij, Basha ka autorizuar dy nën/kryetarët, Edi Paloka dhe Edmond Spaho dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Gazmend Bardhi. Në garë kanë hyrë 9 emra, mes tyre; Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Ibsen Elezi.

Pritet që nesër Komisioni për Zgjedhjet i ngritur në PD të zyrtarizojë emrat. Me mbylljen e procesit të dorëzimit të kandidaturave, kandidatët do të nisin takime në 61 degët e PD për të prezantuar platformat e tyre.

Përpara mbledhjes kandidati për Kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli i ka bërë thirrje Lulzim Bashës që të përballen së bashku në një debat publik. Kadilli rreshtoi 5 kërkesa bazë për kryesinë e PD-së, ku nënvzoi se duhet të organizohet tre debate televizive të hapura, për publikun dhe median. ©LAPSI.al

Featured image of article: Nis mbledhja në PD! Shqyrtohen kandidaturat për kryetar, Basha zbret shkallët shpejt e shpejt, nuk merr pjesë në TAKIM (SHKAKU)
Basha duke ikur nga PD



9 Comments

  1. Në vitin 1996 kur skemat piramidale po përfundonin, unë dhe Kryeministri të shqetësuar në fund të 96 i kemi thënë zotit Berisha që duhet pasur në kontroll të plotë Sudja, sepse ajo nga sa dimë ne i thamë nuk çon paratë në bankë dhe paratë e saj mund të zhduken diku. Ai na tha, mos u shqetësoni fare se Sudja është në kontroll të plote të SHIK-ut dhe të organeve tona. Paratë e Sudes në fund u zhdukën. Unë shtroj pyetjen: ku u zhdukën ato para?

  2. Në vitin 1996 kur skemat piramidale po përfundonin, unë dhe Kryeministri të shqetësuar në fund të 96 i kemi thënë zotit Berisha që duhet pasur në kontroll të plotë Sudja, sepse ajo nga sa dimë ne i thamë nuk çon paratë në bankë dhe paratë e saj mund të zhduken diku. Ai na tha, mos u shqetësoni fare se Sudja është në kontroll të plote të SHIK-ut dhe të organeve tona. Paratë e Sudes në fund u zhdukën. Unë shtroj pyetjen: ku u zhdukën ato para?

  3. Pra Basha është diplomuar falë Soros. Edhe të dhënat financiare të Fondacionit Soros e konfirmojnë atë që thotë Herfs. Sipas grafikëve të tyre, në vitin 1995, me paratë e fondacionit Soros, kanë studiuar në Universitetin e Utretit në Holandë këta studentë: – Aurela Isufi (sot ashkëshortja e Lulzim Bashës) në degën Arte dhe Shkenca Humane, Eris Hoxha, ish deputet i PD në Shkenca Ligjore, Anila Peri, në Gjeografi Politike.

    Në vitin 1996 lista shtohet edhe me dy emra të tjerë: Lulzim Basha dhe Auron Çela. Raportet janë me të njëjtët emra, deri në vitin 1998. Në raportin e këtij viti jepen edhe kostot e studimeve për secilin student. Secili prej tyre përfitonte 7324 dollarë. Që në 3 vite bëjnë afërsisht 22 mijë dollarë.

  4. Po këtë vit Klubi Studentor ‘Perla’ që drejtohej nga Malltezi dhe Argita Berisha, kanë marrë nga Soros për një aktivitet një javor 7350 dollarë. Në vitin 1999, Jamarbër Malltezi ka përfituar një bursë të pjesshme nga Soros për studime në SH.B.A.

    Po në vitin 1999, shoqata e Argita Berishës, “Perla” ka marrë sërish fonde nga Soros për projektin ambjentalist “Njohja e Thesareve të Bregdetit” me vlerë 3870 dollarë. Ndërsa në vitin 2000, sërish “Perla” e familjes Berisha, ka marrë 4900 dollarë me projektin “Pjesëmarrje e Komunitetit në Nivel Lokal”.

    Të gjitha këto financime gjenden në raportet financiare vjetore të Fondacionit Soros dhe mund të verifikohen aty.

    Por ka edhe më. Pa Sorosin, “korruptorin e madh të politikanëve” dhe “armikun e vërtetë të demokracisë”, vetë kryetari aktual i PD, kanakari i doktorit, Lulzim Basha, nuk do ishte diplomuar dot e ndoshta historia e tij nuk do ishte kjo që është sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *