• |
ide | kryesore

Itali/ 11-vjeçari qëllon veten me armën e shërbimit të babait

-Instant, Lajme, Planet



Një djalë 11-vjeçar në Itali ka qëlluar veten me armën e shërbimit të të atit që punonte si karabinier. Si pasojë e plumbit që mori në kokë, i mituri ndërroi jetë, ndërsa nga hetimet e para ngjarja dyshohet të ketë qenë aksidentale.

Sipas mediave italiane, fëmija kishte qenë vetëm në dhomë. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme. Menjëherë u njoftua shërbimi i urgjencës, por i mituri nuk arriti të mbijetojë.

Karabinierët e sektorit të hetimeve shkencore të Firences mbërritën në banesë, ku ngushëlluan babanë e djalit, ndërsa mësohet se edhe nëna këtij të fundit punonte si efektive e policisë bashkiake. Miqtë dhe mësuesit e 11-vjeçarit, janë të tronditur nga ngjarja e rëndë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *