• |
ide | kryesore

Itali/ Shkëputet kabina e teleferikut, ndërrojnë jetë 8 persona

-Instant, Lajme, Planet



Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në provincën e Verbania-Cusio-Ossola të Italisë. Një kabinë teleferiku në Stresa-Mottarone me 11 persona brenda u shkëput në pikën më të lartë të saj në 1 491 metra dhe ra.

Mediat italiane raportojnë se deri tani janë konfirmuar 8 persona të vdekur, ndërsa të plagosur në gjendje të rëndë ndodhen edhe 2 fëmijë.

Një helikopter mbërriti menjëherë në zonë dhe dërgoi dy fëmijët e plagosur në spitalin e Torinos. Sipas mediave italiane, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të këputjes së një kavoje.

 

 

Teleferiku në zonën e Mottaron ishte hapur më 24 prill, e cila për më shumë se një vit ka qenë e mbyllur për shkak të pandemisë së Covid-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *