• |
ide | kryesore

Ambasadori Zingraf: Qeveria gjermane pro çeljes së negociatave për Shqipërinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf foli nga Maliqi për çeljen e negociatave me BE teksa nuk ka dashur të komentojë vendimin e DASH për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Zingraf ka vizituar një projekt të KFË gjermane për trajtimin e mbetjeve duke thënë se projekte të tilla do vijojnë në rang vendi.

Sa i përket Berishës, i pyetur nëse ka një koment ai tha: “Jo nuk kam komente, jam këtu për të vizituar këtë projekt”. 

Ndërkohë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ai shprehur vullnetin e qeverisë federale për të cilën kushtet nga Shqipëria janë plotësuar.

“Le të themi që unë shpresoj që bisedimet e anëtarësimit të nisin sa më shpejt të jetë e mundur. Ky është një proces që kërkon mjaft punë, bashkëpunimin e gjithë aktorëve. Projekte të tilla çojnë në plotësimin e standardeve europiane.

Në emër të qeverisë federale për të cilën mua më lejohet të flas. Qeveria federale ka thënë që kushtet janë plotësuar tanimë. Të njëjtën gjë konfirmoi dhe BE. Unë jam optimist për nisjen e negociatave. Por ky është një proces që kërkon dakordësinë e të gjitha vendeve. Ministri federal është pro këtyre negociatave”, tha Zingraf.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *